29 Mars 2024

Themelohet rrjeti i biznese shqiptare në Firencë dhe Milano

Paris, 13 shkurt - Një nga projektet e rëndësishme të Ministrisë së Diasporës, themelimi i rrjeteve të bizneseve shqiptare në botë, ka vazhduar edhe këtë vit.

Pas themelimit të suksesshëm të rrjetit të bizneseve në Treviso të Italisë, Minstria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, gjatë dy ditëve të fundit kanë themeluar edhe rrjetet në Firencë dhe Milano të Italisë.

Vat Marashi është zgjedhur si kryetar i rrjetit të bizneseve në Firencë, së bashku me 7 anëtarë të kryesisë së këtij organizimi, ndërsa në Milano Agim Kurti është votuar si kryetar, Ismet Ferizi  si nënkryetar, Alma Abdihoxha sekretare dhe katër anëtarë të tjerë të kryesisë.

Gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e rrjetëzimit i diasporës e posaçërisht rrjetëzimi i bizneseve shqiptare të diasporës është si një prej projekteve më prioritare të realizuara nga MeD.

Po ashtu, u diskutua edhe për punën e deritashme të Rrjeteve të cilat janë themeluar gjatë viteve të kaluara, ndërsa u prezantuan edhe për mekanizmat që është duke i krijuar Qeveria e Kosovës për të kanalizuar remitancat e dërguara nga Diaspora në investime direkte dhe zhvillim ekonomik të vendit, duke tentuar që këto remitanca nga konsumi të drejtohen drejt investimeve.

Në takim ishin prezent edhe Yll Blakaj, kryetar i rrjetit të bizneseve në Austri dhe njëherësh nënkryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë përgjegjës për Evropë, i cili me bashkëpuntorët nga Austria prezantuan mënyrën e funksionimit të rrjetit të cilin e përfaqësojnë si dhe sukseset e arritura deri tani.

Projekti i krijimit të rrjeteve të bizneseve shqiptare në Diasporë është përkrahur nga projekti DEED, përkatësisht UNDP dhe IOM.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)