19 Prill 2024

Prokurimi publik mbetet sektori më i predispozuar ndaj korrupsionit

Prishtinë, 25 nëntor - Me organizimin e agjencionit Kundër Korrupsion, sot është mbajtur debati në Komunën e Gjakovës si pjesë e serisë së debateve nëpër Komuna mbi “Raportin e Progresit – Sfidat për luftimin dhe Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë”.

Në panelin e këtij debati ishin pjesëmarrës drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, z. Hasan Preteni, kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila, si dhe eksperti i prokurimit tek Agjencia Kundër Korrupsion nga Banka Botërore, Z. Ilaz Duli.

Përfaqësues tjerë në këtë debat ishin edhe drejtorët nga institucionet komunale si dhe përfaqësues nga organizata jo-qeveritare.

Drejtori i Agjensionit Kundër Korrupsion, në prezantimin e këtij debati shprehu se ky është raundi i tretë që organizohet radhazi ndërsa kësaj here është vendosur të fillojmë me Gjakovën si ndër komunat e cila ka një bashkëpunim shumë të mirë me agjencionin.

Qëllimi kryesor i këtij debati është që fillimisht të bëjmë një analizë të raportit të progresit i cili edhe kësaj radhe ka renditur Kosovën në një vend jo të mirë karshi vendeve tjera të botës.

Ai ka theksuar se roli i AKK-së në parandalimin e korrupsionit ka ndikuar mjaft tek autoritetet qendrore dhe komunale, megjithatë mbetet shumë për të bërë në forcimin e këtij bashkëpunimi për parandalimin e korrupsionit.

Duke raportuar mbi të gjeturat e raportit, ndër të tjera Preteni ka vecuar që prokurimi publik mbetet njëri sektorët më të predispozuar ndaj korrupsionit. Gjithashtu, AKK në punën e saj vazhdimisht ka bërë kallëzime penale ndaj zyrtarëve të cilët nuk kanë bërë deklarimin e pasurisë si dhe ka bërë publike në prokuri dhe media zyrtarët të cilët kanë ndërhyrë në proceset e AKK-së.

Në anën tjetër, kryetarja Mimoza Kusari Lila, ka shprehur se ndjehet shumë mirë që ky debat po organizohet në Gjakovë për të diskutuar rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat vazhdimisht jemi përballur si komunë.

Ndër sfidat më kryesore në luftimin e korrupsionit mbetet bashkëpunimi i mirëfilltë në mes të akterëve kryesorë sic janë prokuroria, gjykata dhe policia e Kosovës.

Kryetarja Kusari Lila shprehu shqetësimet e saj lidhur me shumë raste që janë përballur në komunën e Gjakovës, “ne jemi përballur me shumë raste ndaj të cilave kemi ngritur kallëzime penale mirëpo të cilat ende kanë mbetur nëpër sirtare dhe nuk janë shqyrtuar nga prokuroria, kjo është shqetësuese kur nuk ndodhë një bashkëpunim i mirëfilltë në mes të akterëve kryesor të cilët mbrojnë mekanizmin kryesor në luftimin e korrupsionit”, ka shtuar Kusari Lila.

Përfaqësues i prokurimit tek AKK, Ilaz Duli, ka shprehur se ligji i ri i prokurimit publik përfshinë disa ndryshime në nene ku ndër të tjera, kontratat nuk do të përcaktohen vetëm nga cmimi më i lirë i ofertuesve po edhe nga kritere tjera kualitative.

Po ashtu, menaxheri i zyres së prokurimit nuk do të jetë bartësi kryesor i përgjegjësisë mbi kontratat mirëpo një pjesë e madhe e përgjegjësisë do të shkoj edhe mbi komisionet e vlerësimit.

Në fund të këtij debati, janë shprehur shqetësimet nga zyrtarët komunal të cilët kanë diskutuar rreth çështjeve që adresojnë luftimin e korrupsionit në nivel qëndror dhe lokal.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)