29 Mars 2024

Së shpejti në Kosovë hapet Oda ekonomike izraelite-kosovare

Prishtinë, 31 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryesuesin e Bashkësisë Hebraike në Kosovë, Ruzhdi Shkodra dhe nismëtarin e krijimit të Odës ekonomike izraelite-kosovare në Prishtinë, James Azar.

Kryetari Veseli theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve të Kosovës me Izraelin, veçanërisht në sferën ekonomike, duke i dhënë hove të reja bashkëpunimit politik të ndërsjellë, Kosovë-Izrael, në shërbim dhe interes të qytetarëve të dy vendeve tona.

Kreu i Kuvendit tha se nëpërmjet legjislacionit do të krijohen kushte që Kosova të bëhet sa më tërheqëse për investitorët e huaj dhe shfrytëzimin e resurseve vendore.

Sa i përket Odës izraelite-kosovare, kryetari Veseli tha se ajo shpreh më shumë se vetëm interesin ekonomik të kompanive izraelite për të vepruar në Kosovë dhe do të ndikojë në shtimin e investitorëve në Kosovë nga bota.

Azar, nga ana e tij, tha se Kosova shihet si një vend me perspektivë dhe të ardhme të mirë për zhvillim të biznesit.

Nëpërmjet odës, theksoi ai, do të ndikohet që investitorët nga tërë bota të kenë informacione dhe qasje më të lehtë për investime në Kosovë, për faktin se ajo ka predispozita të mira për zhvillimin e biznesit, rini të gatshme dhe të motivuar për punë.

Rrjedhimisht, shtoi Azar, kjo odë do të bëhet një urë lidhëse ndërmjet investitorëve të huaj dhe kompanive vendore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)