28 Mars 2024

Ligji Anti-Mafia rrit efikasitetin në konfiskimin e pasurisë në Kosovë

Prishtinë, 24 prill - Lëvizja FOL me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka mbajtur sot konferencën me temën Konfiskimi i pasurisë në Kosovë - puna një vjeçare e institucioneve.

Në këtë konferencë ku panelist ishin Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu dhe znj. Arjana Qosaj - Mustafa nga KIPRED, është diskutuar për sfidat ligjore në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, rezultatet e institucioneve rreth sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë dhe niveli i koordinimit të institucioneve të drejtësisë në këtë fushë.

Kushtrim Palushi, tha se kjo është konferenca përmbyllëse në kuadër të ciklit të debateve Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e institucioneve që Lëvizja FOL ka realizuar kohët e fundit.

Ai tha se është e rëndësishme të diskutohet koordinimi i institucioneve në fushën e konfiskimit të pasurisë dhe sa është baza ligjore e plotë për prodhim të rezultateve në praktikë.

Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë tha se Kosova ka një bazë legale për konfiskimin e pasurisë dhe se ligji aktual për konfiskim e zëvendëson në një formë ligjin anti-mafia. Ministria e Drejtësisë do të amandamentoj Ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale në mënyrë që barra e provës të bie mbi zyrtarët e lartë publik.

Gjithashtu Ministri Kuçi tha se është duke u krijuar një Fond për kompensimin e viktimave të krimit. Sipas Kuçit, Kosova ka ligje të mira por ka nevojë të punohet më shumë në zbatimin e tyre dhe këtu ka disa shkarje sepse fokusi është më shumë në dënimin e personit se sa në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së tij. 

Fokusi duhet të jetë te një koordinim më i mirë i institucioneve duke përfshirë këtu edhe Doganën dhe ATK-në të cilat janë të parat që ballafaqohen në këtë fushë.

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike Shqipdon Fazliu, tha se shifra e sekuestrimeve gjatë vitit të kaluar ka shënuar rritje të dukshme në krahasim me vitet tjera.

\"Janë sekuestruar pasuri deri në 31 milion euro ndërsa janë konfiskuar pasuri në vlerë prej rreth 1 milion euro\", tha Fazliu, duke shtuar se nevojitet kohë për të prodhuar rezultate konkrete në konfiskimin e pasurisë.

Ai tha se kemi nevojë urgjente të kemi ligjin anti-mafia, ku konfiskimi do të bëhej pa pas nevojë të pritet për aktakuzë.

znj. Ariana Qosaj-Mustafa nga KIPRED tha se shpresoj se disa iniciativa që u premtuan do të ndërmerren sepse ka vite që është punuar shumë në mënyrë që të kemi rezultate më të mira në praktikë.

\"Ka 15 vite Kosova ka jetuar në një vakum ku është fol shumë për pasurimin e paligjshëm por nuk është bërë asgjë, sepse ka pasur pasurim të shpejt të politikanëve në krahasim me pagat që i kanë pasur për këto çështje ka pasur edhe analiza të shumta\", tha Qosaj-Mustafa.

Sipas saj, përveç deklaratave se do të luftojmë korrupsionin duhet të bëjmë më shumë që të kemi një sistem gjyqësor më efektiv.

Përveç bazës ligjore që do të duhej të përmirësohej, të dyfishohen fondet për Prokurorinë Speciale, gjithashtu do të ishte mirë që ti shfuqizojmë disa organe të panevojshme dhe ti jepet pavarësi dhe përgjegjësi me e madhe KGJK-së dhe KPK-së, tha ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)