28 Mars 2024

Dogana e Kosovës mblodhi 833 milion euro

Prishtinë 18 dhjetor - Njësit e Doganës së Kosovës gjatë javës të fundit kanë arritur të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të aparateve për lojëra të fatit të cilat operonin në tregun Kosovar pa licence adekuate dhe në formë ilegale.

Më saktësisht Dogana ka konfiskuar 98 aparate të lojërave të fatit dhe tri ruletë. Konfiskimi I pajisjeve ka ndodhë për shkak se subjekti  ka dështuar në kryerjen e pagesë së akcizës  sipas normave të caktuar me vendimin e  qeverisë.

Ndërsa aparatet e tjerë të cilët janë konfiskuar gjatë aksioneve të ndryshme në periudhën 2011-2014 i janë nënshtruar procesit të asgjësimit meqenëse janë  plotësuar të gjitha kushtet ligjore për asgjësim. Numri total prej 1282 copë i është nënshtruar asgjësimit. 

Asgjësimi i fundit ka ndodhur në muajin prill 2014 ku janë asgjësuar mbi 300 aparate, ndërsa ketë herë numri i tyre ishte më i madh. 

Në aspektin e mbledhjes së taksës së akcizës trendët aktuale tregojnë qartë viti fiskal do të përmbyllet me rritje në krahasim me vitin e kaluar, gjithmonë fal përkushtimit të oficerëve doganor në mbledhjen e saktë dhe luftimin e kontrabandës. Vetëm nga akciza në lojëra fati gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar afërt 12 milion euro.

Në përgjithësi të hyrat e mbledhura nga Dogana e Kosovës deri në fund të vitit do të jenë të hyrat rekord që nga themelimi i Doganës. Deri tani dogana ka mbledhur 833 milion euro 4% (35milion euro) më shumë se viti i kaluar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)