18 Prill 2024

Kosova ka stabilitet financiar

Prishtinë,31 tetor -  Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka mohuar se si pasojë e bllokadës institucionale do të rrezikohet sistemi fiskal i vendit. Ai ka thënë se Kosova ka stabilitet fiskal, por ky stabilitet në aspektin afatgjatë mund të dëmtohet në rast se ngërçi politik vazhdon më gjatë.

Në intervistën për “Epokën e re”, Beqaj ka thënë se në pjesën e dytë të vitit ka pasur një dinamikë më të vogël të zhvillimit ekonomik. Sipas tij, kjo dinamikë ka treguar se konsumi është ulur dhe importet janë ulur për një sasi të caktuar.

“Kosova nuk kërcënohet sa i përket stabilitetit financiar. Ky vit buxhetor mbyllet sipas rregullave të cilat janë të parapara, pra edhe me marrëveshjet që kemi pasur me FMN-në. Kjo që po them nënkupton se do të jemi në kuadër të rregullës fiskale sa i përket deficitit buxhetor që nuk lejohet të jetë më shumë se 2 për qind e GDP-së”, është shprehur ministri Beqaj.

Beqaj ka thënë se janë të orientuar që ky ngërç politik të kalojë sa më shpejt dhe njerëzit t’i kthehen jetës dhe planifikimit të tyre normal, konform zhvillimeve dhe mundësive financiar që ata i kanë për të investuar.

Ministri Beqaj në këtë intervistë ka folur edhe për programet ekonomike që kanë partitë politike. Ai ka thënë se PDK-ja me partnerët e saj kanë një program të qartë ekonomik, të cilit ia kanë vënë emrin ‘Mision i Ri’. Ai i ka kritikuar partitë e bllokut se nuk kanë program të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit. “Kemi një bllok i cili me dëshirën për të ardhur në pushtet, synim të vetëm ka të hiqet PDK-ja nga pushteti. Nuk ka synim tjetër. Prandaj ky është problemi kryesor tek investitorët, sepse ata ulen e shohin nëse këta e marrin pushtetin, cili është vizion i tyre për ekonomi. Partitë e bllokut nuk kanë vizion për ekonomi”, është shprehur Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë se rritja e pagave ka qenë e arsyeshme pasi, sipas tij, me këtë rritje të pagave është përmirësuar mirëqenia e qytetarëve. Ministri i Financave ka bërë me dije se sot (e premte), në mbledhjen e qeverisë, pritet të miratohet projektbuxheti prej 1 miliard e 600 milionë eurosh për vitin 2015 që, sipas tij, është një buxhet që hap shtigje të reja për ekonomi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)