16 Prill 2024

PDK e AAK fshehin financat

Pishtinë, 31 tetor - Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje” kanë pranuar t’i publikojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Partitë tjera, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt, vazhdojnë t’i fshehin “kuletat”.

Derisa zyrtarët e këtyre partive as nuk pranojnë të flasin për këtë temë, nga shoqëria civile thonë se fshehja e financave lë hapësirë dyshimi për korrupsion ordiner.

Madje, analistët thonë se partitë marrin financa nga bizneset private, në mënyrë që pas ardhjes në pushtet t’ua kthejnë “borxhin”, me ndonjë tender të “majmë”.

Përfaqësuesit e LDK-së, ndërkaq thonë se gjatë fushatës zgjedhore i kanë shpenzuar gjithsej 493.555,8 euro, ndërsa ata të Lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se i kanë shpenzuar gjithsej 243.327,68 euro.

Në KQZ thonë se i kanë disa raporte por nuk kanë pranuar t’i shpalosin për media edhe pse transparenca, sipas ekspertëve, është baza e demokracisë.

 

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)