19 Prill 2024

Ekonomia amerikane, rritje prej 3,5 për qind

Washington, 31 tetor - Ekonomia amerikane është ka shënuar një rritje solide prej 3,5 për qind në tremujorin e fundit korrik-gusht-shtator.

Në raportin e publikuar sot nga Deparatmenti i Tregtisë thuhet se në rritjen ekonomike në tremujorin e tretë të vitit kanë kontribuar eksportet, shpenzimet e konsumatorëve dhe ato qeveritare.

Një tjetër raport tregon se numri i amerikanëve që kërkojnë asistencë për papunësinë u rrit pak javën e kaluar, por ekspertët thonë se prirja në afat të gjatë tregon për një treg pune që është duke u përmirësuar. Kjo është arsyeja përse Banka Qendrore i dha fund dje përpjekjes madhore për fuqizimin e ekonomisë amerikane, përmes blerjes së bonove të thesarit. Banka thotë se ekonomia amerikane nuk ka më nevojë për ndihmë.

Por ekspertët thonë se që të vazhdojë rimëkëmbja, ekonomisë amerikane, përsëri i nevojiten normat e ulëta të interesave bankare. Ekonomistët thonë se normat kryesore të interesit ndoshta do të vazhdojnë të qëndrojnë të ulëta deri nga mesi i vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)