19 Prill 2024

Diaspora shqiptare e Izmirit ruan traditat kombetare

Izmir, 24 tetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2014  me Diasporën shqiptare në Izmir- Turqi, e kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar i AKB-së dhe Ramadan Hasani, zv.Ministër i  Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe disa biznese nga  Kosova u takuan me shoqaten e shqipëtarëve Çameria ne shkollën e gjuhës shqipe në Izmir.

Delegacioni i Kosovës u prit nga z.Huseyin Bayru, Kryetar i shoqatës së shqiptarëve të Izmirit Çamëria me qe rast shprehën kenaqësin dhe gëzimin me emocione per vizitën e vllezerve nga kosova, ai tha se në kuadër të shoqatës ekziston edhe shkolla për gjuhën shqipe më shumë se 40 nxënës të moshave të ndryshme.

Ai kërkoi që vizita dhe takime të tilla të ketë nga Kosova sa më shume që është e mundur dhe  shprehi një admirim të posacëm për  shqipetaret ku do qe janë dhe motoja e jonë është: ÇAM-LAM-GEG  JEMI NJË DEGE.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe disa nxense   të cilët vijojn kursin e mësimit të gjuhës shqipe në organizim të shkrimtarit Shevket Balla-autor i disa librave me vlera kombëtare të prezantuara ne opinion Turk dhe më gjërë. Gjatë takimit patë diskutime emocionale nga ana e përfaqësuesve të shoqatës, duke shprehur dëshirën sa ma shpejt ta vizitojn Kosovën.

Kryetari i AKB-së, z. Agim Shahini tha se ndihem tepër i nderuar dhe i respektuar në mesin e vëllezërve dhe motrave të trojeve shqiptare nga Çamëria, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku të depërtuar para shumë viteve nga trojet e tyre etnike e që sot në këtë vend po e ruajnë traditën dhe gjuhën amtare shqipe, vlerat e Diasporës Shqiptare në Izmir po e kultivojn traditën dhe kulturën kombëtare.

Ju të nderuar vëllezër dhe motra duhet të ndiheni veten shumë të fortë sepse për Ju tash do të kujdeset edhe Shteti më i ri në Europë, shtetin e juaj Kosova e cila ju mirëpret dhe ju fton që te vini në Kosovë si bashkëqytetarë dhe si bashkëinvestitorë për të zhvilluar ekonominë dhe shtetin e ëtërve të Juaj.

z.Shahini shprehi gadishmërin për të mbështet këtë shkollë shqipe dhe i ftoi të gjithë vijuesit që te vizitojnë Kosovën.

z.Ramadan Hasani,zv.Ministër i  Zhvillimit Ekonomik të Kosovës pasi shprehi kënaqësin për takimin e organizuar ftoi të pranishmit që të vazhdojnë me mësimin e gjuhës shqipe, të bëjnë thirrje shqiptarëve me origjin nga të gjitha trojet shqiptare që të vijojn kurse për mësimin e gjuhës shqipe si dhe shprehi gadishmërin për ti pritur në Kosovë.

Kjo vizitë ishte e rëndësisë së vecant për Diasporën Shqiptare por edhe per Delegacionin e Kosovës të mbështetur nga Minstria e Diasporës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)