20 Prill 2024

SBASHK kërkon që të mos nënshkruhet përbërja e re e KES-it

Prishtinë, 23 tetor - SBASHK-u ka deklaruar publikisht që nuk e pranon përbërjen e re të Këshillit Ekonomik-Social (KES) e as vendimet  e tij dhe ka ofruar mjaft argumente për këtë. Lidhur me qëndrimin e vet SBASHK-u ka dërguar letra kabinetit të Kryeministrit,  MASHT-it dhe  MPMS-së dhe instancave tjera. 

"Kemi pritur që MPMS-ja do të na kthej një përgjigje sepse jemi Sindikata më e madhe dhe më aktivja në Kosovë.  Pasi nuk ka marrë as edhe një përgjigje  kjo sindikatë që nga 1 tetori ka bërë përpjekje të takohet me ministrin Rashiq duke  i dërguar kërkesë me shkrim e duke tentuar që përmes përgjegjësve të kabinetit të tij të pajtohemi për një datë dhe për një takim të shkurtër konsultativ. Ministri Rashiq ishte vazhdimisht i zënë e me shumë angazhime dhe ne këtë e kuptojmë, por nga 1 tetori e deri sot është dashur të gjejë pesë minuta edhe për ne."

"Ministri Rashiq  Ju do të vazhdoni të jeni i zënë dhe në pamundësi që të na takoni, ne po Ju drejtohemi publikisht  me kërkesën që të mos e nënshkruani përbërjen e re të Këshillit Ekonomik-Social sepse me përbërjen e propozuar nga Komisioni, që nuk është dashur të jetë në atë përbërje, gjithë interesat dhe kërkesat e shumta  të punëtorëve të arsimit dhe të sektorëve të tjerë nga shërbimet publike, do t’i “mbrojnë”  5 të deleguar nga BSPK-ja. Kjo nuk është e pranueshme për ne z.Ministër."

"Ne jemi sindikata me më së shumti  anëtarë dhe përfaqësojmë një sektorë tepër të rëndësishëm dhe me plot zhvillime e halle.  Ministria e Arsimit   është në KES si përfaqësuese e  Qeverisë. Pse të mos jemi edhe ne aty kur i gjithë dialogu social për arsimin, kryesisht, zhvillohet në relacionin MASHT-SBASHK e vend më të qëlluar për këtë dialog nuk ka se në takimet  e KES-it."

"I nderuari Ministër Rashiq pasi Ju nuk keni kohë të lirë për t’u ballafaquar me këto vërejtje, urojmë që  vartësit tuaj në MPMS ta lexojnë të publikuar  këtë kërkesë tonën dhe me rastin kur do të gjeni disa minuta dhe do të nxirrni lapsin duke dashur ta nënshkruani përbërjen e re të KES , ata do t’u  tregojnë  se, jo vetëm SBASHK-u, por edhe Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë dhe të tjera Sindikata  janë kundër përbërjes  së KES-t me 5 përfaqësues nga BSPK-ja e me as edhe një përfaqësues nga sindikatat më të forta e më aktive të Kosovës."

"Ministër  Rashiq  mos e nënshkruaj përbërjen e re të KES-it  pa gjetur pak kohë të takohesh me përfaqësues të SBASHK-ut  dhe të Sindikatave tjera që kanë reaguar", thuhet në fund të letrës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)