25 Prill 2024

Kuvendit nuk i mjaftojnë 650 mijë euro për renovim

Prishtinë, 18 tetor - Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës do të rinovohet pavarësisht se drejtuesit e këtij institucioni janë shprehur të pakënaqur me vlerën e ofertave që kanë ofertuar dhjetë kompanitë ofertuese.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arrit që t’ia qëllojë për 4 mijë euro planifikimin për renovimin të ndërtesën e këtij institucioni publik.

Kuvendi ka ndarë 650 mijë euro për rinovimin e kësaj ndërtese, përderisa oferta me ulët për kryerjen e këtyre punëve ka qenë për 4 mijë euro më e lartë se mjetet e ndara.

Drejtuesit e Kuvendit të Kosovës kanë anuluar tenderin për rinovimin e kësaj ndërtese me arsyetimin se ofertat tejkalojnë mjetet e ndara nga ky institucion.

Ky veprim i Kuvendit është vlerësuar si i jashtëligjshëm nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) që ndryshe njihet si ‘gjykata e tenderëve’, pas dy ankesave që ky institucion ka pranuar nga Operatorët Ekonomik.

OSHP ka urdhëruar Kuvendin e Kosovës që të anuloj vendimin e saj për anulimin e këtij tenderi.

 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)