19 Prill 2024

Përmirësohet infrastruktura në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 19 shtator - Qeverisja e re e Komunës së Prishtinës, prej ditës qa ka marr mandatin, ka evidentuar ndër të tjera shumë projekte të lëna në gjysmë, kontrata të shkëputura pa arsye, përderisa situata në terren kërkonte intervenim të menjëhershëm.

Problem i tillë ishte edhe ai i nyjës së rrugëve të cilat nuk u përfunduan nga qeverisja e kaluar për shkak të një çështjeje pronësore, afër shkollës fillore “Hilmi Rakovica”. Në po të njëjtin vend, kanalizim ishte i pa rregulluar, dilte në sipërfaqe në formë të moçalit duke rrezikuar banorët e lagjes për ndonjë epidemi eventuale. Projekti për riparimin e kanalizimit ka ekzistuar që nga koha e qeverisjes së kaluar, por nuk është përfunduar asnjëherë. Kontrata ishte ndërprerë nga qeverisja e kaluar pa ndonjë arsye.

Tash është zgjidhur edhe problemi i pronës edhe ai i kanalizimit. Tash është në përfundim e sipër ndërtimi i rrugës dhe kanalizimit në këtë pjesë të qytetit dhe nuk ka më kundërmim të ujërave të zeza.

Na lagjen Mati I, rruga “Enver Maloku” nuk ishte përfunduar për shkak të keqprojektimit. Projektuesi i kësaj rruge kishte ulur niveletën për 2 metra, duke rezultuar në pjerrtësi shumë të madhe të rrugës, përkatësisht 12%. Për të përmirësuar këtë gjë, u desh që ta riprojektojmë të gjithë projektin.

Pas riprojektimit, punët po vazhdojnë sipas kontratës. Tashmë ka filluar asfaltimi sipas kontratës “Krahu djathtas i rrugës Enver Maloku”, si dhe kanë filluar punimet në pjesën e dytë të rrugës..

Bashkëlidhur mund t’i gjeni fotografitë nga problemet e lartpërmendura, të cilat dëshmojnë situatën e rëndë në terren në datën 16 mars, si dhe fotografitë e datës 18 shtator 2014, pas intervenimit të Komunës së Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)