20 Prill 2024

Rritet treguesit i besimit ekonomik në Eurozonë

Bruksel, 31 korrik - Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Komisioni Europian, Treguesi i Besimit Ekonomik është rritur me 0.1 pikë, duke arritur në 102.2.

Analistët kishin parashikuar se ky tregues mund të ulej për shkak të ndikimit negativ të krizës në Ukrainë.

Në raport thuhet se në të njëjtën periudhë, Treguesi i Besimit Ekonomik në 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian është ulur me 0.6 pikë, duke arritur në 105.8.

Rritja e Treguesit të Besimit Ekonomik në korrik në Eurozonë ka ardhur kryesisht për shkak të forcimit të besimit në sektorin industrial dhe atë të ndërtimit.

Megjithatë, Treguesi i Besimit në fushën e shërbimeve, të konsumit dhe të tregtisë me pakicë është ulur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)