19 Prill 2024

AKB organizon berzën e punësimit “Kosova 2011”

Prishtinë, 27 prill - Aleanca Koavare e Bizneseve për herën e tretë organizon Berzën e Punësimit “Kosova 2011” Me moton “Një mundësi e re, Eja informohu, Regjistrohu, Trajnohu dhe Eja punësohu”.

Berza do të mbahet në disa regjione të Republikës së Kosovës si: në Prizren më 5 maj, në Ferizaj më 10 maj, Mitrovicë më 13 maj dhe në Prishtinë më 20 maj.

Me këtë rast kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se berëza e punësimit ka për qëllim uljen e papunësisisë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ai gjatë një konference për medie ka ftuar të gjitha ndërmarrjet vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë së paku me një të punësuar.

Ai bëri të ditur se mbi 150 kompani deri më tani kanë shprehur interesimin që të marrin pjesë në berzën e punësimit “Kosova 2011”.

Po ashtu edhe kordinatorët regjional të AKB-së kanë bërë përgatitjet e duhura për mbarvajtjet e duhura.

Ndërsa, ministri i Punës dhe mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka vlerësuar berzën e punësimit si një mundësi të mirë që punëkërkuesit kosovar të gjejnë një vend të punës.

Ai tha se qeveria e Kosovës, është e gatshe që të përkrah cdo organizim i cili ka për qëillim nxitjen e punësimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Tashmë, Berza e punësimi e organizuar nga AKB, është bërë tradicionale, e cila oganizohet për herën e tretë.

Ndërsa, nga berëza e viteve të kaluara, janë punësuar mbi 1 mijë punëkërkues, të cilët janë punësuar në komapni të ndryshme vendore.

Ky projekt mbështetet gjthashtu edhe nga Komuna e Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Prishtinës dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)