28 Mars 2024

Dita Botërore e Shëndetit – Do të shënohet me (pa) pacientin

Shkruar nga Selatin Kaçaniku dhe Konsumatori

7. Prilli - Dita Botërore e Shëndetit  i kushtohet një çështjeje  specifike që  është  shqetësim botëror  dhe jo vetëm i Kosovës. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të Organizatës  Botërore të Shëndetsisë  e  7. Prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH – së, që prej vitit 1950.  OBSH  thotë se kjo Datë shënohet që nga themelimi i saj më 1948. Së këndejmi, sivjet shënohet përvjetori  i  65-të i OBSH-së.

Ky përvjetor e gjenë shëndetësinë e Kosovës në gjendje të palakmueshme.  Degradimi  i  sektorit të shëndetësisë ka filluar  të paktën 25 vite më parë ndërsa  është përshpejtuar  viteve të fundit ( edhe ) për  shkak të sabotimeve politike, intereseve të ngushta  grupore…dhe dështimit të Betimit të Hipokratit, Kodit të Etikës Profesionale, Kodit të  Deontologjisë dhe shkallës së mjerueshme të aplikueshmërisë së Ligjeve ( në Kosovë shkallë kjo që nuk e arrinë 40 % -shin ).  

A duhet përmendur se edhe Sistemi  i organizimit vertikal e horizontal, përgjegjëshmëria e disiplina në punë, sinqeriteti, sensi  për  një detyrë  aq humane e me përgjegjësi që ka të bëj edhe me jetën e njeriut –  janë degraduar në tërësi.  E  lënë e vetmuar Ministria e shëndetësisë e Kosovës nuk po ia del  dot  ta shërojë këtë të sëmurë që duhet të shërojë të sëmurit e tjerë që i trokasin në derë. 

Shëndetësia e Kosovës e degraduar intenzivisht për 14 vite me rradhë pas luftës, me “ sponzorizimin “ e pakursyer të Institucioneve të Shtetit , është shkaktari  më i madh i pakënaqësive të konsumatorit  taksapagues të Kosovës – të  pacientit.  Shfrytëzuesi  i  shërbimeve shëndetsore, konsumuesi  taksapagues  e  gjeneruesi  kryesor  i  Buxhetit të Kosovës – ai që me taksa i paguan të gjitha shërbimet  shëndetsore me metoda zhvatëse detyrohet të paguaj edhe shërbimin shëndetësor privat  nga polito-bizneso-mafia shëndetsore  e  “ ndihmuar edhe ndërkombëtarisht “ ?!  

Ministria e shëndetësisë  duhet t ia njohë urgjentisht shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore – pacientit të drejtën e matjes, të vlerësimit të cilësisë së shërbimeve, të performansës  edhe të institucioneve shëndetsore edhe të mjekëve, edhe të infermiereve…edhe të të gjithëve që i paguan me taksën dhe me  paranë e fituar me djersë.  Kështu, Ministria e shëndetësisë do ta përmbushte një obligim Ligjor e Kushtetues të njohjes së shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore – pacientit të drejtën e trajtimit si partner siq edhe do të duheshte të ishte.

Kosova akoma nuk e ka Ligjin për shëndetësinë.  Anise i miratuar  “ pabesisht “ është kontestuar te “ Kushtetuesja “ po nga deputetët të cilët e votuan dhe po nga deputetët të cilët mund të jenë të “ dyshuar “ edhe për  konflikt  interesi.  Po për këtë  “dyshim “ konflikti  Ligjin e rrezistonte edhe sindikata e cila kurr nuk u mor me problemet e brëndshme , me përgjegjësinë personale të punëtorit, me edukimin  “e klasës punëtore “ në frymën e Etikës profesionale, e cila kurr nuk manifestoi  denjësisht për të drejtat e veta – as për 1.Maj ?!                                                                                                                       Tallja, shpotia me Ligjin e miratuar ngadalson proceset edhe në hartimin dhe miratimin e Ligjit mbi sigurimet shëndetsore.  Sjelljet e tilla dëshmojnë se Institucionet e Shtetit  më shumë merren me  intereset  partiake e grupore se sa me intereset e qytetarit , shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore – pacientit . 

Kjo flet për menaxhimin pa nikoqirllëk  me paranë, me votën dhe me dinjitetin tone – gjë që nuk mund të tolerohet deri në pakufi.

Ministria e cila më së shumti do të duhej qëndruar për krah Ministrisë së shëndetësisë është ajo e Mjedisit dhe e Planifikimit hapsinor.

 Si gardiene  e parë e mjedisit, e sipërfaqes së tokës, e ujit dhe e ajrit të pastër, si faktor të domosdoshëm të shëndetit të mirë të qytetarit – pacientit,  MMPH-ja,  me aq sa bën ose nuk bën, me atë si e sa bën në këtë drejtim  ndikon në gjendjen shëndetsore të qytetarit / shfrytëzuesit / konsumuesit të shërbimeve shëndetsore, njëherit  shfrytëzuesit / konsumuesit të të mirave mjedisore. 

Vigjilenca dhe ngulmtësia e  MMPH-së në aplikimin e normave dhe Ligjeve për mbrojtjen e mjedisit  ndikon drejtpërsëdrejti edhe në uljen e numrit të të  prekurve nga sëmundjet e ndryshme edhe në uljen e kostos së shëndetësisë kombëtare.  Edhe MMPH-ja “ finansohet “ nga Buxheti i Republikës së Kosovës të cilin e gjeneron i njëjti konsumator  taksapagues.

 MMPH-ja duhet të jetë koshiente se obligohet  para Ligjit të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila garanton “ …Mjedis të pastër, të shëndetshëm e të sigurtë “.  Së këndejmi, para shëndetit të popullates, nuk vie në konsiderate asnjë “ prioritet  “  tjetër?!

Ndotësit e mëdhenjë, industritë pra, janë kompetencë e MTI-së. Sa madhështore do të ishte që më  7.Prill - Ditën Botërore të Shëndetit edhe MTI-ja të përkrahte MSH-në. Po, është e vërtetë se duam ekonomi, zhvillim e punësim. Por, nëse kjo gjetiu është e mundur edhe pa e degraduar mjedisin dhe shëndetin kombëtar duhet të jetë e mundur edhe  në Kosovë.  Nëse jo  atëherë ARBK-ja që ndodhet në kuadrin e MTI-së mund ta ç regjistrojë çdo biznes për mosrespektimin e Ligjeve, për dëmtimin e intereseve, për dëmtimin e Buxhetit dhe për  sabotim ekonomik-mjedisor e  shëndetsor të Kosovës. MTI-ja mund të ndikojë dukshëm në shëndetin tone edhe me kontrollin më të madh e më cilësor  të tregtimit të prodhimeve e mallrave ushqimorë si dhe të  shërbimeve me ushqime.

Prodhimi i artikujve ushqimor nga fusha e agrobiznesit është detyrë parësore e MBZHR-së. Kjo Ministri do të pranoheshte me simpati më 7.Prill - Ditën Botërore të Shëndetit për të senzibilizuar konsumatorin për konsumimin e ushqimit të  shëndetshëm – si një parakusht të rëndësishëm për shëndet të mire.  Bashkpunimi i ngushtë mes ministrive si ai i: Shëndetësisë,  i Mjedisit dhe ai  i Bujqësisë  do të krijonin aleancën e duhur të shëndetit – aleancë kjo e cila, realisht - hë për hë,  i mungon Kosovës dhe shëndetësisë së saj?!

Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës ka kompetencë mbi ekonominë dhe mbi  Ndërmarrjet Publike.  Mes tyre ndodhet edhe njëri  ndër ndotësit më të mëdhenjë të mjedisit në Kosovë, njëri ndër shkaktarët e  kancerit në mushkëri, faktori ndotës që e ngriti në këmbë rininë e Obiliqit ( Kastriotit ) e cila  kërkon kushte dhe perspektivë  më të ndritur jetese e ardhëmërie – KEK-u. Përkrahja që do t i jipte MZH-ja MSH-së do të ishte madhështore, do të ishte impresionante, do të ishte këshilluese e vetëdijësuese – më se e nevojshme dhe përplot efekte pozitive.

A duhet përmendur Ministrinë e finansave ? Gjithësesi  po, edhe ate së bashku me Qeverinë. Këtu kolektohen taksat tona, bëhet planifikimi i shpenzimeve dhe kontrolli – ( të paktën deklarativisht ) për mirëqenien tonë sociale - të qytetarit,  konsumatorit taksapagues.  Edhe për MF-në ka vend e hieshi më 7.Prill - Ditën e sivjeme Botërore të Shëndetit.  Kjo Ministri mund t i sjellë edhe kursime, edhe përfitime edhe më shumë  Buxhet shëndetësisë.  Buxheti  i dinjiteteshëm me siguri do të stimulonte e përshpejtonte proceset e përmirësimit të gjendjes në shëndetësinë e Kosovës.

MinIstria e Integrimeve Europiane, duke qëndruar përkrah MSH-së me rasin e 7.Prillit - Ditës Botërore të Shëndetit  do të jipte sinjal të forte senzibilizimi në kuadrin e aktiviteteve  vetëdijësuese në kuadrin e Ditës së Shëndetit. 

Pa vetëdijësimin e të gjithë pjesëmarrësve në shërbimet shëndetsore  MIE nuk mund të shpresojë  tempon e shpejtë për përmbushjen e standardeve për Integrime Europiane.

Natyrisht se MIE duhet t ju ndihmojë edhe Ministrive ndëraktive në sferën e shëndetësisë për detyrimet rreth përmbushjes së obligimeve ministrore – përballë konsumuesve të shërbimeve të tyre.

Të gjitha Ministritë brënda  vehtes i kanë zyrtarët për Integrime Europiane.  Kush tjetër përveç MIE-s do të mund të koordinonte me ta dhe nëpërmes tyre edhe me fushën e Integrimeve Europiane në kuadrin e Ministrive me qëllim të “ standardizimit dhe unifikimit të aktiviteteve ” .

Qeveria duhet të krijojë klimë bashkpunimi e interaktiviteti  mes   Ministrishë.  Janë të kota dhe të pavlefshme disa aktivitete të disa Ministrive nëse ato zhvillohen të izoluara dhe pa bashkpunim e interaktivitet  mes  Ministrive të caktuara për detyrat dhe obligimet të cilat janë të ndërlidhuara e të ndikuara kauzalisht.

Në web faqen e Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë gjetëm shënime  për  manifestimet senzibilizuese për Ditën Botërore të Shëndetit. Por këto shënime nuk i gjetëm në Web faqen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike  të Kosovës ?!  Nuk dimë se cilat do të jenë aktivitetet e MSH-së rreth fushatës senzibilizuese me rastin e 7.Prillit - Ditës Botërore të Shëndetit.  Zakonisht fushatat / aktivitetet me rastin e datave me rëndësi, zhvillohen pa shfrytëzuesin, pa konsumuesin e shërbimeve të Ministrisë së caktuar, pra edhe pa  pacientin.  

Kamë frikë se edhe kjo Ditë do të shndërrohet në Ditë të Ministrisë së Shëndetësisë, të Institucioneve Shëndetsore dhe të mantelbardhëve…Show Medial…?! 

Janë edhe një dyzinë Institucionesh, Asociacionesh e mekanizmash të mbikqyrjes e inspektimit të cilësisë, standardeve e sigurisë së prodhimeve, mallrave e shërbimeve – të gjithë të rëndësishëm në përkrahje të  shëndetësisë dhe të gjithë të nevojshëm për MSH-në dhe për shëndetësinë në përgjithësi  për arritjen e  një marrëveshjeje vetëdijësimi  për rolin e shëndetit dhe për detyrat e obligimet e akcilit prej nesh për një shëndet  të shëndetshëm, në Kosovë. Do të kursejmë kohën e hapsirën dhe nuk do të zgjërohemi duke i trajtuar në këtë artikull.

Dita Botërore e Shëndetit  është në  Muajin  ( dhe  Ditën Botërore  2. Prilli ) të ndërgjegjësimit për Autizmin që na obligon edhe më shumë rreth përmbushjes së obligimeve tona ndaj të gjithë qytetarëve / konsumuesve të shërbimeve të Institucioneve, Asociacioneve e Mekanizmave Qeveritar me nevoja të veçanta, specifike por me të drejta e obligime të barabarta.

Le të jetë ky  7.Prill – I Ditës Botërore të Shëndetit  rinisje e realizimit të pritjeve tona të merituara, të mbështetura me përkrahjet tona ( jo vetëm finansiare nëpërmes taksave tona ) në shëndetsi. E meritojmë dhe mundemi të bëjmë një shëndetësi të dinjitetshme si në modelin tone – në Bashkësinë Europiane, aty ku pretendojmë se e kemi vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)