29 Mars 2024

Çfarë bëmë që të krenohemi

Shkruar nga Faik Krasniqi

Krenaria me punë është një virtyt. Krenaria vetëm me fjalë nuk është asgjë tjetër vetëm se një ves.

Të kthehemi ta analizojmë këtë virtyt dhe ves sot se çfarë mund të konkludojmë apo themi.

Lirisht mund të themi se nuk është as njëra e as tjetra. Krenarinë sot e shohin një urrejtje, një ndjenjë të dashurisë, të poshtërimit , e me radhë.

Nëse krenaria nuk është reale dhe në një masë të duhur e kalove atë, atëherë kalon në egoizëm apo vetëm mburrje. Nuk mund t’i fusim të gjithë në një thes, por unë sot e shoh vetëm si një mburrje asgjë më shumë.

Në TV, në forume, në takime a blla-blla, shpesh dëgjon: "Jam krenar se jam Shqiptar"! Dakord. Edhe unë e them këtë dhe e kam thënë. Po edhe tjerët janë krenarë me kombin ose përkatësinë etnike të tyre. Secili mburret dhe krenohet me traditat ose kulturën e vendit të vet.

Të kthehemi te vetja jonë. Jam krenar se jam shqiptar. Kjo është një krenari. Po të japësh një përgjigje të saktë në këtë do shumë kohë e ndoshta nuk do e dimë cilën ta japim.

Cili nga ne i kemi këto cilësi të një shqiptari të vërtetë që jemi krenar? A mund të krenohemi dhe të quajmë veten krenarë kur në Shqipëri shohim sot ato protesta? Për çfarë se? Po shkruaj një citat të një personi: ’’Është kjo krenari që nuk na lejon të shkelim apo thjesht të anashkalojmë parimet e vetvetes për të rifituar atë që dikur e humbe.

Është e çuditshme se si ndonjëherë më mirë zgjedhim vuajtjen dhe pranimin e humbjes, pavarësisht nga përmasat e kësaj dhimbjeje dhe humbjeje, sepse na kushton shumë punë zgjedhja e luftimit për të rifituar, sepse krenaria nuk na lejon’’.

Në Shqipëri dhe në Kosovë njerëzit janë bërë më keq se ujqërit. Ekziston një përçarje e tmerrshme. Një kaos i madh. Nuk e do shqiptari shqiptarin. Ku është krenaria jonë?. Mos të sjellim shkrime filozofike, se filozofët nga këto shkrime jetojnë sot. Ta themi dhe shkruajmë të vërtetën.

Ku e kemi ekonominë ne sot? Vetëm lëmoshë nga të huajt kërkojmë. Vjen i huaji na burgos dhe na rregullon sipas shijes së tij shtëpinë. Sot cilitdo nga ne po t’i jepet mundësia ta ketë një vizë (e kam fjalën për shqiptarët e Kosovës) ose letra qëndrimi do të ikë jashtë dhe a do të thotë: "Jam krenar se jam shqiptar "!?

Ndoshta e teprova, por këto që ceka më lartë janë disa detaje dhe jam i bindur se detajet janë të njohura për të gjithë ne. Krenaria është virtyti, pra puna e jo vesi e fjalët.

Po e përfundoj me mburrem që jam shqiptar dhe jam krenar me popullin tim dhe historinë tonë. Jam krenar që jam shqiptar ky është identiteti im. Por, nuk jam krenar me këtë që po shohë sot tek populli im.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të''Aleanca Kuq e Zi'') 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)