22 Prill 2018

Public Enterprise

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2018 - Me rastin e Ditës se Tokës Komuna e Prishtinës organizon ecje dhe vrapim nga fillimi i Parkut të Gërmisë deri në fshatin Butovc dhe kthimi mbrapa. (Fillimi i Parkut të Gërmisë, ora 8:00) 
 
- Komuna e Prishtinës organizon mbjelljen e luleve nga klubet e gjelbra të shkollave fillore dhe institucioneve parashkollore. (Prishtinë, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e luleve ku do te merr pjesë edhe kryetari Lutfi Haziri, përfaqësues nga “EcoHihigjiena”, Grupi i Ekologëve të Sh. M. U “Musa Zajmi” etj. (Qendra e qytetit të Gjilanit, ora 9:00)

- Ish bursistët e programit për këmbim të nxënësve të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Kennedy Lugar Youth Exchange and Study (YES), organizojnë për herë të parë në Kosovë “Run with Color”. (Parku i Gërmisë, ora 10:00)

 - Mbahet sesioni i parë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin. (Parku i Gërmisë, ora 10:00)

- Një grup piktorësh do të mblidhen për të krijuar një koloni të vogël artistike që ka për qëllim të ofrojë vetëdijesim që edhe në Kosovë si në shumë shtete të tjera, ekziston një rrugë ku zhvillohet arti pamor.  (Lagja Ulpiana, tek ish-banesat e YU Programit, ora 12:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe disa organizata jo-qeveritare, do të organizojë pastrimin e kampusit të Universitetit dhe mbjellja e disa drunjve. (Oborri para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 13:00)

- Nisma Socialdemokrate organizon tubim me banorët e fshatit Polac të Komunës së Skenderajt. (Restorani përball shkolles Fillore në Fshatin Polac, ora 15:00)

 - Zhvillohet aktiviteti për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave në lagjet e qytetit nga “miqtë e Tokës”. (Sheshi “Edit Durham”, ora 13:00 - Oborri i Fakultetit Teknik, ora 14:00 - Rruga “Ilaz Kodra”, ora 15:00 dhe Rruga “Agim Ramdani”, ora 16:00)

 - Shfaqet dokumentari “Before the Flood” në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”. (Sheshi 'Zahir Pajazit', ora 19:00) 

- Zhvillohet sesioni i dytë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”. (Sheshi 'Zahir Pajazit', ora 20:30)