20 Prill 2024

Mobiliet e prodhuara në Kosovë do të ekspozohen në rajon

Prishtinë, 28 shtator – Një grup prej 12 kompanive, anëtare të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, do të ekspozojnë mobile të prodhuara në Kosovë në Panairin Albrelax të Tiranës. Një grup tjetër prej 5 kompanive do të ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Ambienta të Zagrebit.

Ky aktivitet, i mbështetur nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, ka për synim që kompanive përpunuese të drurit nga Kosova t’ju mundësojë shitjen e produkteve të tregjet rajonale dhe të hulumtimin e  mundësive për krijimin e lidhjeve afariste.

Kompanitë që do të marrin pjesë në Panairin Albrelax në Tiranë prej 30 shtator – 3 tetor 2010 dhe në Panairin Ambienta në Zagreb prej 13 - 17 tetor 2010, përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të industrisë përpunuese të drurit të Kosovës: veshjen e mobileve, sirtarët, dollapë kuzhine, karrige dhe tavolina, dyer dhe dritare, si dhe dysheme druri.

“Pasi që Kosova po ecën shpejt drejt certifikimit të burimit të lëndës drusore, është qenësore që dizajni i mobileve dhe prodhimi çdo herë e më shumë t’i shërbejnë tregjeve të dalluara në vend, rajon dhe botë. Industria kërkon mbështetje të vazhdueshme në dizajn dhe depërtim në tregje, si dhe ngritjen e aplikimit të normave të prodhimit, që do t’i sjellë produktet e tyre në tregje më të mëdha.

Vetëm në këtë mënyrë ky sektor mund të zhvillohet dhe të ofrojë vende pune. USAID po punon për së afërmi me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës për t’i ndihmuar kompanive anëtare të saj që të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare, si një metodë e mirë për promovimin e produkteve të tyre dhe për krijimin e mundësive të eksportit” tha Mark Wood, Drejtor i KPEP-it.

Arieta Vula Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, konsideron që pjesëmarrja në panairet rajonale është kyçe për promovimin e ofertave dhe produkteve të Kosovës.

“Pjesëmarrja e vitit të kaluar në Albrelax në Tiranë ishte e suksesshme. Panairet na prezantojnë me një mundësi të mirë për identifikimin e tregjeve të reja premtuese për produktet kosovare të drurit, si dhe një mënyrë për t’i kuptuar më mirë kërkesat e blerësve. Mandej ne mund të punojmë në arritjen e këtyre kërkesave” thotë Znj. Vula-Pozhegu.

Kompanitë kosovare të përpunimit të drurit që do të marrin pjesë në panairin Albrelax janë: Hoti, Mobileria e Kosoves, Vefa Dekor, Korenica, Daqa, Behari Dyer, Gateri, Korenica, Hilmi Deva, Grate BLIRI, Lidhja, dhe Frasheri. Kompanitë vijuese do të marrin pjesë në panairin Ambienta në Zagreb: Gacaferi Mobile, Mobilieria Djellza, TEDES (Tefik Çanga Design), Elnor Furniture dhe Euro Art. Grupi do të shoqërohet nga përfaqësues të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës dhe KPEP-it. 

Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it, është një nismë katër vjeçare e filluar në tetor 2008 dhe ka për synim stimulimin e aftësisë konkurruese të sektorit privat të ekonomisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)