28 Mars 2024

Aeroplani i humbur i Malajzizë, ende asnjë gjurmë

Pekin, 9 mars - Ende nuk ka asnjë gjurmë të aeroplanit të humbur të kompanisë Malaysia Airlines dhe asnjë dëshmi për rrëzimin e tij, deklaroi në Pekin grupi i punës i ngritur për trajtimit e aksidentit.

Deri tani autoritetet e aviacionit civil të Malajzisë nuk kanë dëshmuar zyrtarisht informacione lidhur me zbulimin e njollës së vajit në zonën detare vietnameze apo për prezencën e shtetasve të dyshimtë në aeroplan.

Tani Kina, Malajzia, Vietnami dhe disa vende të tjera po kërkojnë aeroplanin e humbur. Anijet ushtarake kineze dhe amerikane po i drejtohen zonës detare ku u lokalizua për herë të fundit aeroplani.

Një avion i kompanisë Malaysia Airlines, që transportonte 239 veta, duke përfshirë 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, humbi në zonën e administruar nga qyteti Ho Chi Minh në Detin e Kinës Jugore dhe u zhduk nga radarët.

Një zyrtar vietnamez tha se është interceptuar sinjali i kërkim shpëtimit i avionit të Malaysia Airlines.

Zyrtari i tha agjencisë VNExpress se sinjali i avionit është zbuluar në 120 milje detare në jugperëndim të provincës Ca Mau të Vietnamit.

Avioni fluturonte nga Kuala Lumpuri në drejtim të Pekinit. Sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, avioni i tipit Boing 777-200, i nisur në orën 0 e 41 minuta të 8 marsit humbi në orën 2 e 40 minuta të mëngjesit, ndërsa ishte parashikuar të arrinte në orën 6:30 të mëngjesit të së shtunës.

Autoritetet të aviacionit konfirmuan se në bordin e avionit ndodhen 154 shtetas kinezë, ndërkohë është vënë në lëvizje mekanizmi urgjent i veprimit.

Nuk ka njoftim, sipas autoriteteve, që avioni të ketë hyrë në zonën e administrimit të Kinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)