28 Mars 2024

Ministri Krasniqi takoi aktorin turk Kadir Inanir

Prishtinë, 28 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim aktorin e njohur turk Kadir Inanir, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Ministri Krasniqi i ka uruar aktorit mirëseardhje  dhe ka shprehur konsideratë për karrierën e tij të deritanishme.

Ai e ka informuar aktorin turk për të arriturat në fushën e kinematografisë në Kosovë, por edhe në përgjithësi në kulturë.

Ai njoftoi për rritjen në subenvionvim të filmit dhe për prezantimin ndërkombëtar të artistëve dhe krijimtarisë sonë.

Ministri po ashtu përmendi se një nga prioritetet në kinematografi është lidhja e bashkëpunimit me qendra të kinematografisë në botë.

Në këtë rrafsh ai e vlerësoi si të rëndësishme që Kosova dhe Turqia të rrisin bashkëpunimin në kinematografi, që në një të ardhme të afërt të ketë projekte filmike të përbashkëta.

Ai njoftoi se shumë shpejtë Kosova dhe Turqia do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor.

Nga ana tjetër aktori turk u shpreh i lumtur për vizitën në Kosovë dhe falënderoi Ministrin Krasniqi për pritjen. Inanir ka vlerësuar bashkëpunimin kulturor që kanë Kosova dhe Turqia.

Ai ka premtuar se do të angazhohet personalisht që në të ardhmen të ketë realizime në kooproduksion mes Kosovës dhe Turqisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)