25 Prill 2024

Për të pestën herë mbahet “Berza e Punësimit Kosova 2013”

Prishtinë, 13 qershor - Për herë të pestë po nisë realizimi i projektit tradicional “Berza e Punësimit Kosova 2013”, ku në çdo vit që është mbajtur ka pasur sukses të theksuar mbi 500 të punësuar, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se mburren për këtë projekt të përbashkët me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe shpreson se edhe sivjet do të kenë sukses të theksuar. Sivjet projekti realizohet vetëm në Prishtinë, ku do të jenë edhe të gjitha regjionet e Kosovës. 

Sipas Agim Shahinit, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet maksimale që projekti të arrij rezultate të kënaqshme, ku do të marrin pjesë më shumë se njëqind biznese nga e gjithë Kosova, ku kanë të lira mbi 270 vende pune nga profile të ndryshme të cilat do të plotësohen.

“Berza e Punësimit Kosova 2013”, mbahet me 27 qershor nga ora 10.00-16.00 në hotelin Grand. Ky është një vend takim shumë i mirë ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve. Edhe përkundër vështirësive të keqësimit ekonomik kompanitë, edhe sivjet kanë shprehur gatishmëri që sado pak të kontribuojnë në punësime të reja, të cilat janë të nevojshme për shumë punëkërkues e punëdhënës.

Kryetari Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se dihet se kërkesat për vende të reja të punës çdo ditë shtohen e janë shumë të mëdha, por dihet se të gjithë të rinjtë nuk i plotësojnë kushtet për punësim.

Motoja është tashmë tradicionale “Eja informohu, regjistrohu, trajnohu, eja punësohu”, ku janë gërshetuar interesat e punëmarrësve dhe punë dhënësve.

“Sivjet ka më pak investime nga bizneset, remitencat nuk janë në nivelin e duhur e po ashtu edhe eksporti dhe të gjitha këto kanë bërë që bizneset të kenë sivjet një situate jo aq të këndshme, por megjithatë bizneset po tentojnë të kalojnë krizën dhe duke punësuar nga një person ndalohet sado pak edhe kriza e punë kërkuesve”, tha Agim Shahini.

Ai shpreson se edhe sivjet do të jetë vit i mbarë dhe për këtë MPMS-ja ka marr të gjitha masat mbështetëse që  me 27 qershor të ketë një pikë takim i suksesit të punësimit.

Shahini ftoi bizneset që të kontribuojnë me punësimin e nga një të papuni që është kontributi më i madh dhe do ti kthehet konsumatorit, ku pos prodhimeve konsumatori edhe punësohet. 

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se Qeveri e Kosovës që ka për detyrë të ndihmoi biznesin duke krijuar politika të favorshme.

Sivjet remitencat janë zvogëluar, por Kosova me të vërtet ka rritje ekonomike dhe do ketë prej 2.5 deri në 3 për qind dhe duke krahasuar me vendet e rajonit, ky trend i rritjes do të vazhdoi me stimulim shtesë.

Ai kërkoi nga AKB-ja dhe bizneset që të bëjnë përpjekje për investime dhe punësime. 

“Është e vërtet se “Berza e Punësimit”, deri tash ka treguar rezultate pozitive dhe unë jam i kënaqur që kemi bashkëpunuar në këtë formë dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi rezultate më konkrete dhe më produktive”, tha ministri Rashiq.

Sipas tij sivjet MPMS-ja, ka shumë sfida, ku po punon shumë dhe në këtë mënyrë simbolike po organizohet “Berza e Punësimit” vetëm në Prishtinë. Ai shpreson në një pjesëmarrje të madhe të bizneseve që është njëra ndër shtyllat kryesore të shoqërisë vendëse.

“Nuk do të heqim dorë nga aktivitetet e deritanishme dhe besoj se një ditë kur do të krijohen kushtet financiare e institucionale, të organizojmë bursën në nivelin e duhur ku do të marrin pjesë jo vetëm bizneset nga Kosova, por edhe nga rajoni dhe të ketë revulucion”, tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Rashiqi, shtoi se ka edhe punonjës të pakualifikuar, por edhe punëmarrës që nuk po gjejnë punëonjës adekuat e profesional dhe qendrat e trajnimit janë të gatshme për investitorët e rinj për trajnime të veçanta të punonjësve me kohë. Me këtë pos përgatitjes së punonjësve edhe bizneset do të avancohen e zhvillohen.

Ai kërkoi nga AKB-ja dhe bizneset që për  trajnim të punonjësve ti drejtohen ministrisë dhe qendrave të trajnimit për kuadro profesionale.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)