25 Prill 2024

Shpallet thirrja për parakualifikim në procesin e privatizimit të PTK-së

Prishtinë, 25 qershor - Sot, në mediat botërore u bë shpallja e thirrjes për  parakualifikim për kompanitë interesuara për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK).

Kriteret për parakualifikim janë miratuar ditën e premte, me 22 qershor 2012, në mbledhjen e rregullt të Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP).

 Kriteret për parakualifikim të miratuara nga KQP, janë përgatitur pas një procesit të analizimit detal të tregut të telekomit dhe interesimit të investitorëve potencial.

Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së konsideron se kriteret e miratuara të parakulifikimit janë në pajtueshmëri të plotë dhe me objektivat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për një proces transparent dhe konkurrent të privatizimit të PTK-së dhe zhvillim të sektorit të telekomit në Kosovë.

Përmes këtyre kritereve, KQP dëshiron t’i identifikojë operatorët e telekomit dhe investitorët financiar të cilët kanë eksperiencë në sektorin e telekomunikacionit dhe të cilët kanë kapacitet të mjaftueshëm financiar, teknik, menaxherial dhe organizativ për menaxhim të suksesshëm të Kompanisë.

Gjatë muajit maj, Komisioni Qeveritar, me ndihmën e këshilltarit të transaksionit, ka organizuar konferenca me investitorë në Londër dhe në Stamboll.

Në këto konferenca ishte prezantuar mundësia e investimit në PTK por edhe janë marrë mendimet e të gjithë investitorëve të interesuar për implementimin me sukses të këtij projekti të rëndësishëm për vendin. Konferencat e sipërpërmendura kanë shërbyer si bazë e mirë për zhvillim të kritereve për parakualfikim gjithashtu.

 KQP dhe këshilltari i transaksionit konsiderojnë se kriteret miratuara për parakualifikim do të mundësojnë konkurrencë të mirë dhe trajtim të barabartë të investitorëve potencial.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)