29 Mars 2024

AKP shpall Valën 57 dhe 58 të privatizimit

Prishtinë, 25 prill - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur Valën 57 dhe 58 të privatizimit.

Vala 57 përmban 31 ndërmarrje të reja, të cilat do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Ndërsa Vala 58 përmban 23 ndërmarrje të reja (Ndër.të Reja), të cilat gjithashtu do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Pas miratimit nga ana e Bordit të Drejtorëve, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit.

Afati i fundit për parakualifikim për Valën 57 dhe 58 të privatizimit, do të jetë dita e hënë,  22 maj 2013.

Dita për dorëzimin e ofertave për të dyja valët e tenderëve do të jetë më 29 maj 2013, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)