25 Maj 2018

Zvicra planifikon viza tremujore pune për ballkanasit, Kosova mbetet jashtë

Bernë, 11 prill - Duke qenë se Kosova mbetet i vetmi vend që nuk i është hequr detyrimi i vizave, qytetarët e saj nuk pritet të përfitojnë nga ky liberalizim.

Departamenti i drejtësisë në Qeverinë federale të Zvicrës planifikon që të hiqet pjesërisht detyrimi i vizës për 33 shtete të botës. Në mesin e tyre është edhe Shqipëria dhe të gjitha vendet e Ballkanit të cilat tashmë janë liruar nga detyrimi i vizës për të hyrë në vendet e BE-së dhe të zonës Schengen.

Por ky propozim që në fillim ka hasur në kundërshtimin e SVP-UDC-së dhe pjesërisht edhe të FDP-PLR-së. Konkretisht bëhet fjalë për personat nga këto shtete, të cilët brenda tre muajve sa kanë të drejtë qëndrimi në Zvicüer, të munden edhe të punojnë ose të absolvojnë ndonjë kualifikim profesional. Shtetet të cilat do të përfitojnë nga ky lehtësim janë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, mali i Zi dhe Serbia por po ashtu edhe SHBA, Kanadaja dhe shumë vende të Amerikës Latine.


Në fakt shtetasit e vendeve ballkanike do të gëzonin me këtë rast lehtësimin e dytë brenda pak vitesh të kushteve për hyrje në Zvicër. Prej më shumë se 2 vitesh këta shtetas kanë të drejtë që si turistë të vizitojnë Zvicrën pa viza. Zvicra e pati pranuar këtë lehtësim në bazë të detyrimeve që ajo ka ndaj marrëveshjeve përkatëse me BE-në.

Ndërkaq liberalizimi i propozuar rishtas është një masë e vullnetit të mirë që do të merrej nga ana e Zvicrës, bëjnë të ditur në Entin Federal për Migracion (BFM), njofton tagesanzeiger.ch.
Edhe me këtë masë liberalizimi, kandidatët do të jenë të detyruar të kërkojnë leje pe¨r punë ose për kualifikim profesional që synojnë ta bëjnë në Zvicër, thonë në qeveri. “Deri më tash kjo punë mishjet e rregulluar ashtu që shtetasit e vendeve të përmendura krahas kërkimit të lejes për punë detyroheshin të kërkonin edhe vizën e udhëtimit. Me propozimin e ri ne po e heqim thjesht një pengesë administrative”, ka thënë zëdhënësi i BFM-së Michael Glauser. Por, lejet e tilla të punës do të jepeshin në mënyrë restriktive.

Në radhë të parë ato do tu jepeshin personave të specializuar në profesione të veçanta. Ndërsa edhe personat me kualifikime të ulëta, si për shembull personeli ndihmës në bujqësi do të gjejë veten në kuadrin e programeve për kualifikim dhe për shkëmbim. Dhe ajo që në lidhje me këtë temë duket veçanërisht e rëndësishme është se Qeveria planifikon që këtë çështje të mos e kalojë fare në parlament. “Qeveria Federale do të vendosë për këtë ndryshim pas pushimeve verore. Marrë parasysh faktin se sipas BFM-së ky rregullim i ri ka një `rreze veprimi të kufizuar`, do të evitohet kërkimi i pëlqimit nga partitë. Parlamenti nuk ka çfarë të thotë rreth kësaj teme. Për këtë do të vendosë Qeveria federale brenda kompetencave të saj”, shkruan portali në fjalë.


Por, për përfaqësuesit e SVP-UDC-së si Hans Fehr kjo reformë vizash e planifikuar ka ardhur e befasishme. Po kështu edhe eksperti për migracion i FDP-PLR Philipp Müller nuk ka dëgjuar për këtë plan të qeverisë. Sipas tyre, qeveria e ka futur këtë planifikim reforme në “mënyrë klandestine”. Sipas Hans Fehr “Departamenti i drejtësisë po planifikonm një ndryshimmem peshë të madhe të praktikës në këtë fushë.

Një gjë e tillë nuk bën që të kalohet fshehurazi. Ai druan se me këtë liberalizim do të ngarkohet edhe më shumë tregu i punës edhe ashtu i ngarkuar i Zvicrës. “Pastaj, si do të kontrollohet nëse personat e punësuar në këtë bazë do të lëshojnë Zvicrën pas kalimit të afatit tremujor”, shtron pyetjen Fehr. Edhe Müller nga FDP-PLR kundërshton këtë plan të qeverisë. Sipas tij ky do të ishte edhe një heqje plotësuese pengese për hyrjen e të huajve nga vendet e treta në Zvicër. Në ambientin e acarruar politik rreth migracionit ky do të ishte një hap i pamatur”, ka thënë ai. Ndërsa BFM u përgjigjet kritikëve se të huajt që do të përgfitojnüë nga reforma duhet të kenë dokumente valide të udhëtimit dhe të kenë para të mjaftueshme pe¨r jetesë – ndryshe atyre nuk u jepet leja e punës.





   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2018

- Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet aktiviteti i vrapimit të fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shënim të Dites Olimpike. (Kazerma e FSK, ora 9:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen e memorialëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli merr pjesë në shpërndarjen e 90 pakove ushqimore për familjet në nevojë nga ana e organizatës Islamic Relief Kosova. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit, kampione e sivjetme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Art and Community Center - Artpolis mban konferencë për medie lidhur me organizimin e edicionit të 6-të të festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt. (Rings Restaurant, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet "Kumihimo Workshop"! në të cilen Hoko Tokoro, prezanton teknikën tradicionale Japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit. (Ambientet e Muzeut të Kosovësora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të organizojë tryezën e titulluar "Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve", ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë. (Ambientet e Kuvendit, ora 11;00)