28 Mars 2024

Këshilli Ndërministror shqyrton masat kundër Etheve Hemorragjike

Prishtinë, 29 korrik - Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, sot pasdite në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt takimi i Këshillit Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë.

Ky këshill, formimin e të cilit e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrit Agani, ka për qëllim koordinimin e veprimeve dhe të aktiviteteve me qëllim të sigurimit të mbikëqyrjes dhe monitorimit të vazhduar të planit të veprimit të Strategjisë së Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) në Kosovë.

Në takimin e sotëm, kryesuesi i Këshillit, Ministri Agani ka njoftuar përfaqësuesit e subjekteve pjesëmarrëse në këtë Këshill me hapat dhe aktivitetet që janë duke u ndërmarrë me qëllim të ballafaqimit me Ethet Hemorragjike Krime Kongo.

Kurse përfaqësuesit  e resorëve të ndryshëm në Këshill, kanë raportuar për ecurinë e EHKK, e cila në periudhën  2 mars - 29 korrik 2013, ka rezultuar me raportimin e 4299 pickime, 138 raste të trajtuara sit ë dyshimta në EHKK, prej të cilave 23 kanë rezultuar pozitive, derisa ka pasur edhe tetë persona që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Ethe Hemorragjike Krime Kongo.

Në Këshill janë të përfaqësuara Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Takimi i radhës i Këshillit mbahet të premten, më 2 gusht 2013. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)