19 Prill 2024

Vazhdon gjykimi kundër Ramadan Mujës

Prizren, 27 janar - Në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot vazhdo procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Komunës, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.

Në këtë seancë është parashikuar që Prokuroria të japë vendimin përfundimtare për të akuzuarit.

Avokati mbrojtës i kryetarit Muja, Ruzhdi Berisha, në çdo seancë gjyqësore i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që Prokuroria e EULEX-it i ngarkon klientit të tij.

Një prokurore e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)