23 Prill 2024

Veteranët të pakënaqur me Ligjin për kategoritë e dala nga lufta

Prishtinë, 26 korrik - Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do t’i presin gjatë institucionet për realizmin e kërkesave të tyre që nuk janë përfshirë në Ligjin për vlerat e luftës.

Ata kanë paralajmëruar se nëse deri në muajin shtator nuk marrin përgjigje për kërkesat e tyre atëherë do të organizohen në forma të ndryshme që t’i mbrojnë interesat e tyre.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Muharrem Xhemajli, ka thënë për “Epokën e re” se ka marrë premtime nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, se pas verifikimit të numrit të veteranëve do të bëhet plotësim-ndryshimi i këtij ligji dhe do të inkorporohen kërkesat e kësaj kategorie.

Megjithatë, sipas tij, durimit të kësaj shtrese do t’i vijë fundi nëse deri në shtator komisioni për verifikimin e veteranëve dhe komisioni për amendamentimin e ligjit për vlerat e luftës nuk i kryejnë punët e tyre. “I kemi paralajmëruar edhe Komisionin për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve dhe Komisionin për Amendamentimin e Ligjit për Vlerat e Luftës së UÇK-së se do të presim deri në shtator, e nëse nuk fillojnë të punojnë dhe të bëjnë zgjidhje, organizata e veteranëve, në krye me mua, do t’i marrë të gjitha masat për mbrojtjen e interesave, përfshirë këtu protestat, demonstratat dhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë”, ka thënë Xhemajli për “Epokën e re”.

Megjithatë, ai ka deklaruar se veteranët besojnë dhe presin se deri në atë kohë institucionet do të merren me interesat e tyre.

“Pas gjitha këtyre kemi kontaktuar me Qeverinë dhe kemi marrë pretimet prej kryeministrit dhe disa ministrave se kërkesat e veteranëve do të inkorporohen në ligjin aktual. Pra, do të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit aktual. Për këtë gjë është krijuar edhe një komision, i cili është duke punuar dhe dihet se në të njëjtën kohë është themeluar edhe Komisioni për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së”, është shprehur ai, duke shprehur pakënaqësi me mospunën e këtij komisioni.

I pari i veteranëve ka shtuar se Komisioni për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së, i cili është formuar që një kohë të gjatë, ende nuk po e kryen punën e vet për të cilën është ngarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Presidentja veproi keq

Kreu i veteranëve të luftës së UÇK-së është shprehur i pakënaqur edhe me veprimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila nuk e ka kthyer ligjin për këto kategori në Kuvend për ndryshim siç kishin kërkuar veteranët, po e ka lënë të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e saj.

Xhemajli ka thënë se me moskthimin e këtij ligji në Kuvend presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nuk e ka luajtur rolin e saj unifikues. “Ne i kemi dhënë mendimet tona në lidhje me këtë ligj qysh prej aprovimit të tij në Qeverinë e Kosovës, pastaj edhe nga presidentja kemi kërkuar mos ta nënshkruajë këtë ligj, por ta kthejë edhe një herë në rishqyrtim në Kuvend, mirëpo ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe nuk e ka luajtur rolin e saj unifikues”, ka thënë ai
.
Xhemajli ka përsëritur edhe një herë se për këtë kategori ligji i porsa hyrë në fuqi është i papranueshëm, pasi me të veteranët e luftës së UÇK-së nuk fitojnë asgjë. “Kemi pasur edhe vërejtje të tjera, jo vetëm te çështja e veteranëve. Vërejtjet tona kanë qenë edhe tek periudha kohore e luftës, ku kufizohet lufta vetëm në vitin 1998-1999, pastaj kemi pasur vërejtje edhe për mënyrën se si trajtohen dëshmorët dhe invalidët si raste sociale”, ka deklaruar Xhemajli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)