19 Prill 2024

IFC dhe Shoqata e Bankave përforcojnë Institucionet Financiare

Prishtinë, 24 shkurt - IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore në partneritet me Shoqatën e Bankave të Kosovës do ta mbështesë sistemin vendor të shërbimeve bankare për t'i përforcuar sistemet relevante të menaxhimit të rrezikut, do të asistojë në përmirësimin e menaxhimit të kredive jo-performuese dhe në përmirësimin e shërbimeve bankare për sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) përmes trajnimeve dhe punëtorive.

Ceremonia e sotme e nënshkrimit bëhet për ta festuar fillimin e këtij bashkëpunimi.

“Angazhimi i IFC-së në sektorin financiar të Kosovës dhe të rajonit më të gjerë të Ballkanit mbetet prioritet strategjik dhe përfshinë një kombinim të investimeve dhe shërbimeve këshilluese,” tha Thomas Lubeck, Menaxher Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor.

“Nën këtë bashkëpunim ne do të sjellim njohuri globale dhe do të ndërtojmë mbi përvojën vendore të partnerit tonë Shoqatës së Bankave të Kosovës për t'i dhënë këshillat e synuara.”

Deri në qershor 2017, IFC-ja dhe Shoqata e Bankave të Kosovës do t'i mbajnë një seri të trajnimeve dhe punëtorive që mbulojnë menaxhimin e rrezikut, rrezikun operacional, likuiditetin, zgjidhjen për asetet e konfiskuara për shkak të kredive të papaguara dhe shërbimet bankare për segmentit NVM.

“Shoqata e Bankave të Kosovës ka pasur një bashkëpunim të mirë me IFC-në në disa fusha të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve të sektorit bankar. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit do t'i mundësojë sektorit bankar që të ketë qasje në një numër të trajnimeve në disa nga temat më të rëndësishme për këtë sektor“ tha z. Petrit Balija, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Përveç kësaj serie të trajnimeve veçanërisht të profilizuara, në fillim të marsit, IFC-ja planifikon që ta organizojë Konferencën për Inovacionet në shërbimet bankare për segmentin NVM në Beograd, Serbi, duke mobilizuar përfaqësuesit e sektorit financiar nga mbarë Ballkani.

Kjo do të jetë një mundësi për t'i shfaqur produktet më të reja të shërbimeve bankare dhe praktikat më të mira për huadhënie segmentit NVM, duke theksuar një qasje gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha zonat kyçe, nga modeli i biznesit të arsyeshëm dhe dizajni i duhur i produktit e deri te kanalet e gjera të shitjes dhe menaxhimi i arsyeshëm i rrezikut.

Puna rajonale e IFC-së për t'i përforcuar sistemet financiare në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore mbështetet me fondet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)