20 Prill 2024

Varfëria thyen rekord në SHBA

New York, 22 shtator - Varfëria është duke thyer rekord në superfuqinë më të madhe në botë.

Stanjacioni ekonomik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka bërë që përqindja e atyre që jetojnë nën kufirin e varfërisë të jetë në nivelin më të lartë të 20 viteve të fundit.

Numri i atyre që jetojnë nën nivelin minimal të varfërisë ka arritur në 46 milionë e 200 mijë.

Pra në shtetin me ekonominë më të madhe në botë 1 nga 6 amerikanë është i varfër.

Të varfrit amerikanë kanë ardhur përsëri në rend pasi kandidati i Partisë Republikane Mitt Romney në një mbrëmje të organizuar për mbledhjen e donacioneve ka thënë se nuk i intereson 47% e popullsisë që jeton e varur nga ndihmat sociale të shtetit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është ekonomia dhe superfuqia ushtarake më e madhe në botë rreth 46 milionë e 200 mijë banorë.

Kjo do të thotë 15% e popullsisë dhe është përqindja e nivelit më të lartë të 20 viteve të fundit.

Sipas statistikave të fundit, për herë të parë për pothuajse gjysmë shekulli, rritja e nivelit të skamjes po tregon një rritje me një shpejtësi kaq të madhe.

Varfëria është më e përhapur nëpër rajonet jugore ku jeton shumica e popullsisë së afrikano-amerikanëve dhe e emigrantëve.

Kurse rekordin e ka New Mexico me 22,2%. Ai ndiqet nga Luisiana, South Carolina dhe Arcansas.

Ndërkohë që të ardhurat mesatare për shtëpi po pakësohen edhe humnera midis të pasurve dhe të varfërve sa vjen dhe po thellohet.

17 milionë njerëz i janë afruar kufirit të urisë kurse 47 milionë të tjerë ushqehen me kartela ushqimore.

6 milionë e gjysmë fëmijë, jetojnë në shtëpi ku të ardhurat janë sa gjysma e kufirit të varfërisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë vendi me pabarazinë më të madhe të të ardhurave ndër vendet perëndimore të industrializuara.

Krahas krizës ekonomike edhe thatësirat më të mëdha të 50 viteve të fundit që i kanë shtuar edhe më tepër çmimet e ushqimeve e kanë zmadhuar problemin e urisë.

Tkurrja në nivelin e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndikuar edhe vendet e tjera pasi ky shtet është tregu më i madh i mallrave të huaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)