19 Prill 2024

Kreditimi i ekonomisë shqiptare dha shenja të tjera negative

Tiranë, 18 prill - Kreditimi i ekonomisë shqiptare dha shenja të tjera negative gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kur bankierët raportuan se kanë shtrënguar kushtet për kreditim si për bizneset ashtu edhe për individët, ndërkohë që edhe kërkesa për kredi ka rënë ndjeshëm. Lajmi bëhet i ditur nga Banka e Shqipërisë.

“Bazuar në rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues, standardet e kredisë kanë janë shtrënguar më pak për bizneset por kanë vijuar të shtrëngohen më tej për individët gjatë tremujorit të parë të vitit 2012, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011.\"

\"Sipas madhësisë së bizneseve, për ndërmarrjet e mëdha janë zbatuar standarde të shtrënguara, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ato nuk kanë ndryshuar nga një tremujor më parë. Sipas qëllimit për të cilin përdoret, bankat kanë shtrënguar njësoj standardet, si për kredinë e akorduar ndërmarrjeve të mëdha për kapital qarkullues ose për qëllim investimi, edhe kredinë e dhënë individëve për blerje banese apo për konsum,” thotë BSH në një raport të publikuar sot.

Faktorët me kontributin kryesor në shtrëngimin e standardeve të kredisë për biznese, janë problemet specifike të sektorit ku operon biznesi, situata e kredive me probleme dhe situata e përgjithshme makroekonomike.

Faktorët që kontribuan në shtrëngimin e standardeve të kredisë dhënë individëve janë kreditë me probleme, gjendja financiare e individëve dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme. Gjendja e likuiditetit është faktor që ka ndikuar në lehtësimin e standardeve të kredisë dhënë individëve.

Kushtet kryesore nëpërmjet të cilave është zbatuar politika shtrënguese e bankave për bizneset janë rritja e komisioneve dhe rritja e kërkesës për kolateral. Për individët, rritja e raportit të këstit të kredisë ndaj të ardhurave dhe ulja e madhësisë së kredisë.

Kërkesa për kredi vlerësohet të jetë ulur ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2012, si nga bizneset ashtu edhe nga individët. Kjo rënie është vënë re më shumë për kredinë për investime të bizneseve dhe në kredinë për blerje banese të individëve.

Pritjet e bankave për standardet e kredidhënies gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012 janë më optimiste krahasuar me vlerësimet për standardet e aplikuara gjatë tremujorit të parë.

Bankat presin të mbajnë të pandryshuara standardet e kredisë së dhënë bizneseve dhe individëve, pa bërë dallim ndërmjet kredisë së dhënë sipas llojit apo qëllimit të përdorimit. Pritjet për rritje të kërkesës, gjatë tremujorit të dytë vitit 2012, vihen re si për bizneset ashtu edhe për individët. 17 Prill 2012 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)