19 Prill 2024

Lajme kontradiktore nga ekonomia botërore

Frankfurt, 27 janar - Shumë nga ekspertët e institucioneve financiare ndërkombëtare janë të bindur se rreziqet e krijuara nga kriza e borxheve sovrane në eurozonë do të krijojë një recesion të dytë në kontinent dhe do të japë pasoja negative në pjesën tjetër të botës.

Megjithatë, lajmet nga ekonomia gjermane, e cila përbën edhe zemrën e kontinentit, vijojnë të jenë pozitive.

Indeksi mbi Klimën e Biznesit, i publikuar nga Instituti IFO, shënoi rritje për të tretin muaj radhazi dhe industria shfaqet shumë më optimiste nga sa pritej.

Shitjet e makinave nga grupet ‘Daimler’ dhe ‘BMW’ shënuan rritje gjatë vitit të kaluar dhe shumë korporata të këtij vendi po parashikojnë fitime edhe më të larta për këtë vit.

Ndërkohë, edhe ekonomia amerikane ka shënuar përmirësime të konsiderueshme gjatë kohëve të fundit, ndërsa tregjet e bondeve sovrane të eurozonës janë qetësuar, pasi Banka Qendrore Europiane u dha një sasi të stërmadhe kredie me interes të ulët bankave të kontinentit, në mënyrë që këto të fundit të vijojnë të blejnë bonde sovrane të shteteve të rrezikuara.

Megjithatë, rreziqet mbeten ato që janë. Mungesa e një marrëveshjeje në Greqi dhe falimentimi i paorganizuar i këtij vendi mund të rrezikojë Italinë, Spanjën e Portugalinë, ndërsa investitorët vijojnë të presin për një zgjidhje më të qëndrueshme e afatgjatë të krizës së borxheve sovrane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)