29 Mars 2024

Lidershipi që sfidon kombin

Shkruar nga Fidan Mustafa

Riaktualizimi i temës mbi ‘bashkimin kombëtar të shqiptarëve’, në pikëpamjen e parë duhet të vlerësohet lartë si një domosdoshmëri imediate e cila mundëson unifikimin e fuqisë kombëtare, ekonomike, politike, ushtarake e çka jo tjetër, një proces i ëndërruar kaherë nga çdo qytetar mbi cilin buron identiteti shqiptar. Madje në shumtën e rasteve ky proces është cilësuar si i vonuar dhe i harruar nga lidershipi shqiptar. 

Përballë kësaj ideje të ribashkimit shqiptar në një shtet të vetëm, pikërisht në kohëra të fushatave zgjedhore e momente krizash politike, pikërisht kur interesi klanor-partiak është mbi atë kombëtar e shtetëror, një shfrytëzim i temave kombëtare për dominime partiake,  proceset e tilla jo vetëm që janë të dëmshme por njëherë e dëmton ëndrrën shekullore të shqiptarëve për ribashkim dhe Kosovën e qon përsëri drejt një ndarje të re territoriale mes Shqipërisë e Serbisë. 

Vet ideja e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në një kohë krize siç është Shqipëria, e hiq më mirë edhe Kosova me institucione tash e tri vite jo funksionale dhe plotë 10 vite të kriminalizuara deri në palc, me një dëshpërim enorm të çdo qytetari të Kosovës përballë shumë ngecjeve më elementare njerëzore, qofshin ato sociale, ekonomike, integrim evropian (liberalizim i vizave etj), qytetari kosovar të njëjtën kohë po sfidohet nga vagobanizmi institucional që mungon transparenca, llogaridhënia, sundimi i ligjit, standardi i dyfishtë, e deri te një arsim dhe shëndetësi që është drejt kolapsit total.

Anën tjetër, vet shteti i Kosovës po ballafaqohet çdo ditë me ekzistimin e një shteti paralel serb brenda Kosovës nëpërmjet strukturave paralele që marrin instruksione direkt nga Serbia, apo edhe atyre të dala nga decentralizimi i dikurshëm, ku minoriteti serb me tri komuna ekzistuese që kishte dikur (viti 2007), lidershipi ynë që sot kërkon ribashkim kombëtar, e ka shndërruar në një promotor përcaktues të çdo vendimi jetësor ndaj qytetarit të Kosovës, të cilët pas decentralizimit, komunat serbe përfituan një territor hiç me pak se rreth 30% të vendit, me plot 10 komuna etnikisht serbe, të vendosur qëllimisht në një vijë gjeografike duke filluar nga ajo veriore (Mitrovicë), pozitën qendrore të Kosovës (Graqanica) deri te ajo Jug-lindore (Shtërpcë, Kllokot, Partesh, Ranilluk etj).  

E po ky lidership ofroj jo vetëm kaq për serbët e Kosovës, ata (Komuniteti serb) janë në prag edhe të themelimit të asosacionit të komunave serbe në vend, një instrument i njohur ndërkombëtarisht madje edhe me kushtetutën e vendit, me gjitha tiparet e një shteti brenda shtetit të Kosovës (Kuvendin, statutin juridik, himnin, flamurin, kushtetutën, policinë lokale etj).

Nisur nga kjo, historikisht, shqiptarët e kanë dëgjuar e vazhdojnë të dëgjojnë se “Shqipëria e Madhe” ishte një term i shpikur nga akademia serbe e Beogradit qysh me ardhjen e Millosheviqit në Serbi në vitet e 80-ta, që në prapaskenën e saj fshihej ideja e një ndarje të re të Kosovës (krahut lindor të mbetet me Serbin), ndërsa pjesa tjetër të ribashkohet me Shqipërinë (Krahu qendror dhe perëndimor) dhe kështu të kemi një Serbi të madhe dhe një Shqipëri të madhe në Ballkan.

Ideja e tillë (Shqipëri e madhe, Serbi e madhe) jo vetëm që nuk është e re për Ballkanin e shqiptarët, por kjo madje është duke u jetësuar direkt apo indirekt pikërisht nga një lidership i cili faktorizoi një komunitet me 4% duke i dhuruar një territor hiç më pak se 30% të sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës, të cilin e ka ngritur në gradën më të lartë të vendimmarrjes, që sot Kosova është e hendikepuar në çdo vendimmarrje me interes nacional, qoftë ajo e integrimit të vendit me gjitha strukturat shtetërore, qoftë ajo e formimit të ushtrisë e deri te zhvillimi i një strategjie kombëtare ekonomike me Shqipërinë.

Ky lidership i cili sot po kërkon gjoja ribashkim me Shqipërinë, në dhjetëvjeçarin e fundit të udhëheqjes së tij ishte pengesa kryesore e integrimit të ekonomive dhe formave tjera të përbashkëta mes Kosovës e Shqipërisë, ku ‘fal’ këtyre barrierave, Kosova shpenzon mbi 600 milion euro në mallrat tregtare me Serbinë çdo vit, ndërsa prodhuesit kosovar e ata shqiptar hasin në pengesat më banale për një tregti të lirë ku qarkullimi vjetor është shumë simbolik, aq sa Kosova blen pampersa çdo vit nga Serbia.

Nisur nga kjo kronologji e shkurtër e ngjarjeve të cilat përcollën Kosovën, këto viteve të fundit, nga një lidership i cili ka privatizuar gjithçka nën moton e luftës çlirimtare, nën moton e shqiptarisë, nën moton e të bërit Shtet Kosovën, sot po dëshiron të privatizoj edhe ëndrrën e gjithë shqiptarëve, se bashkimi kombëtar qenka vetëm një ëndërr kur është nevoja e dominimit të klaneve politike të tyre në qeverisje të vendit.

Si përfundim, Bashkimi Shqiptar nuk guxon të ndodh në asnjë rrethanë me lidershipin që ka privatizuar gjithçka,  edhe lirin e qytetarit, pa rishikimin e gjitha vendimeve në këtë 18 vitet fundit nga lidershipi ynë në Kosovë dhe llogaridhënie për çdo hap!? Çdo vendim i mëtejmë  “BLLANKO” rrezikon çdo ëndërr të gjyshërve e fëmijëve tanë për një të ardhme të sigurt në paqe për të gjithë, e mbi gjitha do përfundon me një ndarje të re të Kosovës, siç e shndërruan Kosovën Lindore në Luginë të Preshevës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)