29 Mars 2024

Gjykata Speciale, zgjedhjet e parakohshme dhe termetet politike

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Gjykatat për krime lufte apo gjykata politike : Që nga koha kur paraardhësit tanë kanë jetuar në shpella, luftat janë bërë për territore ndërkaq shkaku ka qenë krejtësisht tjetër. 

Miliona e milona viktima ka pasur gjatë luftës së parë botërore sikur që edhe gjatë luftës së dytë botërore. 

Fituesi apo fituesit e kanë rishkruar historinë sikur që ata e kanë bërë gjeografinë politike duke vendosur një rend tjetër botëror sipas parimit;  forca e bënë ligjin dhe forca e bënë drejtësinë!

Humbësit janë dënuar për shkelje të ligjeve të luftës dhe shkeljeve së të drejtave të njeriut ndonëse ka raste kur fituesit kanë bërë krime më shumë se ata që e kanë humbur luftën. 

Të gjithë arsyetohen duke e fajësuar palën  kundërshtare për krime lufte duke formuar gjykata për krime lufte ku humbësit dënohen me burg dhe humbje të territoreve. 

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore fituesit e formuan Gjyqin e Nyrembergut duke i dënuar me vdekje dhe burgim të gjatë të gjithë ata që ishin përgjegjës për këtë luftë, si ata që kishin përgjegjësi ushtarake ashtu edhe ata që kishin përgjegjësi politike.

Nuk mbeti asnjë segment gjerman pa u prekur nga kjo Gjykatë dhe për pasojë Gjermania u nda në dysh për t’u bashkuar disa decenie më vonë. Shtetit gjerman kjo luftë i kushtoi shumë dhe një mënyrë Gjermania u shndërrua në koloni të amerikanëve dhe rusëve. 

Aleatët që e fituan këtë luftë kishin dhe krijuan epërsi shkaku se bënin luftë mbrojtëse ndërsa Gjermania me aleatë u dënuan sepse bënin luftë për territore apo siç arsyetoheshin krerët nazistë, luftë për hapësirë jetësore.

Edhe Serbia bëri luftë okupuese sepse në mënyrë të dhunshme mbante të okupuar Slloveninë, Kroacinë dhe republikat tjera kurse tërë egërsinë prej okupatori e ushtroi mbi shqiptarët dhe boshnjakët që kishin, për dallim nga kroatët, kapacitet të kufizuar ushtarak, policorë dhe politikë për arritjen e qëllimeve e që ishte çlirimi dha pavarësimi nga ky monstrum shtetëror siç ishte Jugosllavia dhe Serbia.

Sllovenët e mbaruan punën shpejt sepse ishin më të organizuar sikur që edhe Serbia nuk kishte interes strategjik për ato territore. 

Kroacia ishte super fuqi krahasuar me Kosovën dhe Bosnjen sepse kishte një homogjenitet kombëtar, një qendër udhëheqjeje, një ushtri dhe polici profesionale  me një strukturë komanduese profesionale nga ish Jugosllavia sikur që kishte armatim por edhe një industri të zhvilluar ushtarake. 

Boshnjakët ishin në pozitë inferiore prandaj edhe e pësuan dhe nuk arritën ta krijojnë shtet stabil dhe sot janë shndërruar në karikaturë të shtetit.

Shqiptarët në Kosovë e filluan luftën nga një grup idealistësh që nuk kishin, as përvojën e duhur e as profesionalizmin ushtarak.  Struktura politike ishte e papërgjegjshme, frikacake, e dorëzuar dhe e gatshme të pranojë edhe një autonomi brenda Serbisë. 

Prandaj, shqiptarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga shqiptarët e viseve tjera bënë një luftë jashtëzakonisht heroike  dhe sakrifikuese për ta fituar këtë gjysmështet që e kemi sot dhe që po e dhunojmë aq shumë!

Po të mos e kishim Shqipërinë, ashtu siç ishte, çështja shqiptare do të konsiderohej si e harruar.  Shqiptarët ishin të ndarë në ata që nuk donin të jetonin në Jugosllavi dhe në ata që këtë shtet e konsideronin si të tyrin. 

Prandaj, në këto rrethana ishte e vështirë të bëhej lufta.  U krijuan dy fonde për mbështetjen e luftës dhe të dyja këto fonde pamëshirshëm u keqpërdorën. Dhe askush nuk dha përgjegjësi për këtë.  Këto fond prodhuan milionerë që pastaj u bënë  vendimmarrës edhe në politikë, për fatin e keq tonin!

Nuk ka luftë të pastër : Pas përfundimit të luftës në Kosovë ndërkombëtarët, së bashku me Serbinë ushtronin pushtet në Kosovë sepse ata e kishin forcën reale dhe ishin vendimmarrës. 

E ndanë veriun, krijuan enklavat etnike, organizuan zgjedhje  të Serbisë në Kosovë dhe e lejuan nepotizmin, korrupcionin dhe krimin e organizuar në Kosovë në mënyrë që sa më lehtë t’i realizojnë projektet e tyre politike.

Të jemi të sinqertë, krahu i luftës nuk kishte potencial të duhur politik e as intelektual ta udhëheqë shtetin e lëre më të luaj një rol të rëndësishëm në bisedimet e Rambujesë apo ato të Vjenës prandaj pranuan çdo gjë që u servirej në pjatë. 

Krahu pacifist i shquar për oportunizëm dhe papërgjegjësi e shfrytëzoi analfabetizmin e disa komandantëve që ishin dhënë ekskluzivisht pas plaçkitjes dhe pasurimit me çdo kusht  prandaj e fitoi një supremaci politike.

As krahu pacifist nuk ishte shquar për ndershmërinë e shfrytëzimit të parave nga fondi që e drejtonin dhe në këtë aspekt ishin nuk dallonin nga përvetësuesit e fondit ; ”  Vendlindja thërret “.

 Fondi i 3% dhe “Vendlindja thërret “ u bënë si binjakët siamezë në keqpërdorimin e mjeteve. 

Nga këto dy fonde dolën familje milionerësh që edhe sot po e sundojnë Kosovën.   Tash, në një situatë të re, të dyja palët bënin përpjekje ta kontrollojnë hapësirën politike,  si parakusht të kontrollimit të pasurive nëntokësore dhe mbitokësore të Kosovës.  

U krijua një hapësirë denoncuese dhe një luftë e pashpallur midis dy blloqeve. Nëse e bëjmë një analizë se kush e ka bërë politikën pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe kush kanë qenë bartës të posteve të rëndësishme politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj., atëherë del se punët i kemi shumë mirë!

Për ta prishur këtë situatë idilike u përkujdes Tribunali i Hagës dhe gjykatat e UNMIK-ut dhe EULESH-it që bashkëpunonin shumë ngushtë me prokurorinë e Serbisë.

Këta tanët, në vend se të punonin për ndjekjen e atyre që kishin përgjegjësi për krime lufte, tërë kohën vajtonin se; “UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe vetmbrojtëse. ..” prandaj nuk mund të arrestohen dhe dënohen për krime lufte! Këtë e thonin edhe disa prostituta intelektuale kosovare që tërë jetën i kishin shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë ndërsa \"mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së “ e përdornin si lavatriçe për të kaluarën e tyre të pistë, njerëzore, kombëtare, politike dhe morale. 

Kurse, disa nga komandantët e UÇK-së që kishin hyrë thellë lakrave i morën afër duke menduar se do të shpëtonin në kohën kur pikërisht këta shërbëtorë të Serbisë bënin dosje kundër tyre dhe luftës dhe u kthjellën vetëm kur u dërguan në Hagë apo burgjet e Kosovës. Disa u dënuan e disa u pastruan por nuk mësuan asgjë nga pësimet e tyre.

Nuk ka luftë të pastër në botë por ka të ndyrë dhe më të ndyrë.  Lufta çlirimtare nuk është arsyetim dhe faturë për krime të bëra individuale, qoftë të atyre që i keni  armiq, qoftë, që është edhe më keq, të atyre që i konsideroni kundërshtarë  politikë!

Gjykatat për krime lufte që janë themeluar nga OKB, si për ish Jugosllavinë, Ruandën, Siera Leonen e vendet tjera ku ka pasur krime kundër njerëzimit  janë gjykata kryesisht politike, nuk ndajnë drejtësi për viktimat por ndajnë drejtësi apo padrejtësi selektive për ta menaxhuar procesin e paqes dhe për ta arritur pajtimin!

Në shumë raste, këto gjykata e dëmtojnë procesin e paqes dhe e pamundësojnë pajtimin dhe për këtë kemi shembuj konkretë sikur Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. 

Në një vend ku viktimat, pa bërë dallime në baza etnike dhe fetare, nuk trajtohen me respekt dhe nuk shpaguhen kurse të dyshuarit për krime lufte trajtohen si heronj, procesi i paqes është një mashtrim kurse pajtimi mision i pamundur. 

Dhe, në këto vende dhe në këto rrethana lulëzon krimi i organizuar, korrupcioni, injoranca dhe nepotizmi sepse përdoren si mjete legale politike për dhunim të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Këto gjykata më shumë përdoren për vendosjen e një disipline të dëgjueshmëridë dhe bindjes politike, se që kanë për qëllim drejtësi për viktima dhe përgjegjësi për kriminelët! Kështu, edhe “ dhomat e veçanta  për Kosovën “ që i paska votuar Kuvendi i Kosovës sepse qenkan bërë “ sipas ligjeve të Kosovës “ nuk janë asgjë përveç një mashtrimi të ngjashëm me Tribunalin e Hagës, gjykatat e UNMIK-ut dhe ato të EULESH-it. 

Kjo gjykatë nuk ka sgjë të bëjë me drejtësinë për viktimat, të luftës dhe të pasluftës, por është çështje kryesisht e përmbushjes së nevojave të politikës ditore të ndërkombëtarëve që duan t’i përshpejtojnë disa procese e që në rrethana normale nuk do t’i bënin me dinamikën e dëshiruar! 

Përjashtuar Gjyqin e Nyrembergut,  asnjë gjykatë tjetër për krime lufte nuk e ka përmbushur misionin për drejtësi por ate politik. 

Shtrohet pyetja se si mund t’u besohet dëshmitarëve të cilët kanë pasur mundësi të dëshmojnë para Tribunalit të Hagës, të UNMIK-ut dhe EULESH-it dhe nuk e kanë bërë kur dëshmitë kanë qenë më të besueshme dhe kujtesa më e freskët?!

Pastaj, gabojnë ata që shpresojnë se kjo gjykatë do të merret me të gjitha rastet e cilësuara si vrasje me motive etnike dhe politike. 

Ajo do të merret me raportin e  Dik Martit dhe me serbët e vrarë dhe të zhdukur apo me shqiptarët e  UDB-së dhe Serbisë.

Pritjet e mëdha nga kjo gjykatë do të shkaktojë zhgënjime më të mëdha  sikur edhe ndasi më të madhe dhe armiqësi midis shqiptarëve.  

Gjykata Speciale për UÇK-në nuk do të jetë trup votues për një subjekt politik e mundësi eliminimi për ndonjë subjekt tjetër politik! Realisht, kjo gjykatë mund t’i prekë katër subjekte politike  por nuk do të shkaktojë asnjë tërmet në skenën politike dhe askush nuk do të qajë për këta që do të arrestohen. 

Nuk e kanë bërë vendin për të qarë për ta por jam i sigurt se as këta që do të dëshmojnë kundër tyre nuk janë aspak më të mirë se ata!

Nëse e bëjmë një analizë të gjykatave paraprake për krime lufte atëherë e shohim se janë arrestuar gjithmonë ata që u ka kaluar afati i përdorimit politik dhe asnjëherë ata që u duhen për të ardhmën!

Ky është rregull i pranuar ndërkombëtarisht ; kondomët politik nuk janë të recikueshëm dhe përdoren vetëm gjatë akteve politike në bordellot luksoze, të maskuara si institucione të rëndësishme!

Mendoj se asnjë krim nuk duhet të mbetet i padënuar dhe krimet nuk arsyetohen me qëllime të larta si lufta çlirimtare apo vetmbrojtëse. 

Gjykata Speciale nuk do t’i dëmtojë individët por do ta dëmtojë Kosovën dhe shqiptarët në planin afatgjatë!

Nëse Tribunali i Hagës ishte themeluar për ish Jugosllavinë dhe nuk kishte specifika etnike apo politike, Gjykata Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së shprehimisht është formuar për Kosovën dhe shqiptarët prandaj këtu qëndron diskriminimi dhe drejtësia ndahet në baza etnike, është drejtësi selektive dhe nuk e ka për qëllim të ndajë drejtësi për viktimat shkaku se merret vetëm me viktima të një përkatësie etnike!

E kush do t’i shpaguaj  viktimat shqiptare dhe kush do t’i dënojë ata që planifikuan, që urdhëruan, nuk e penguan dhe e bënë krimin në Kosovë , në Reçak, Meje, Llap, Izbicë, Likoshan, Qirez, Kralan, Qyshk, Therandë, te Shavarinat, Poklek, Has, Lybeniq dhe shumë masakra të tjera në Kosovë!

Zgjedhjet e parakohshme:  Nuk po shoh ndonjë arsye që të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Jo se punët po shkojnë mirë por se nuk ka asnjë subjekt politik ekzistues apo edhe ato që duan të formohen që ka një alternativë për t’i tërhequr votuesit!

Prej partive ekzistuese vetëm LVV, po të mos kishte disa  banditë dhe hermafrodit kombëtarë dhe po ta zgjidhte një rrugë tjetër, sot do të ishte partia numër 1 në Kosovë!

Me komesarët politikë, të importuar dhe këta të Kosovës, më së shumti kanë kontribuar për këtë hartë politike të Kosovës. 

AAK dhe Nisma për Kosovën, nëse mbesin në Kuvend mund të llogaritet sikur të jenë fitues të zgjedhjeve. Limoza dhe Iriri, pa thesarin e Gjetit vetëm mund të bëjnë përpjekje të kacavirren shkallëve të Kuvendit të Kosovës me gjasë reale ta përsërisin fatin e FER-it!

Gjeti Macolli, i liruar nga disa parazitë, nëse ia hjek firmën e Mabetexit, mund ta kalojë pragun dhe të bjerë në përqafimin e Hashimit! Kur bisedoj me miq, ma shohin për të madhe se si mund ta them se PDK nuk do të jetë fituese e zgjedhjeve, as lokale e as parlamentare dhe ma shohin edhe më shumë për të madhe kur e them se LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve, lokale dhe të përgjithshme. 

Ashtu i shoh gjërat unë dhe nuk e them se nuk mund të gaboj. Deri tash kam qenë parashikues shumë i saktë për dallim nga disa analistë shikues që i parashohin rezultatet pasi të përfundojnë zgjedhjet!   Koalicioni LDK – LVV është shumë i mundshëm në të ardhmën.

 A nuk tha kështu edhe zëvendësi i ministrit Lubomir Mariq, zotëri Barjam Gecaj. Dhe mbeti gjallë! Madje,  as komisarët politikë të LVV nuk e kundërshtuan!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)