29 Mars 2024

Boll ma me padrejtësi ndaj gjenëralve

Shkruar nga Islam Krasniqi

Politikat e kriminalizuara të Bashkësis Ndërkombetare së bashku me  ato të Beogradit, po mundohën ta njollosin luftën tonë të Çlirimatare, po mundohen tja humbin vlerën luftën tonë shekullore, duke i etiketuar Gjeneralet me  vepra kriminale, vepra të cilat nuk kishin ndodhur asnjë herë.

Deri kur  populli jonë do të vuaj nga pa drejtësit e të tjerëve, deri kur do ti pranojm vendimet nga ujqërit, të mbuluar me lekur të delëve dhe rrugëtojn me veprime të dhelprave, që kriminelët vendosin për fatin e  çlirimtarëve, duke i  i futur brenda qelive.

Si mund ta komentojn kjo klas politike, vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me  Komandantin e përgjithshem të UÇK-së, gjeneralit Sylmejan Selimi, dhe grupin e Drenices -II-, apo  po pajtohen në heshtje,  duke pranuar që të masakrohet drejtësia, se janë mbytur në krim të organizuar dhe  korrupsion, dhe për të shpetuar  kryt e  vetë njollosin Luftën tonë Çlirimtare, pavarsisht deklaratave të zyrtarëve të BE-së së nuk po  njolloset UÇK-ja, por individ të caktuar, mbi të cilet randojn akuza për krime  lufte.

Edhe Gjykata e Apeli  mbrehu tehin, duke e masakruar  drejtësin, duke fuqizuar dënimin për gjeneral Sylmejan Selimin, Sami Lushtakun, Vllezërit Demaku e të tjerë, e që ky vëndim më së paku ka të bejë me  drejtësin, për supozime, të denohen për ëndrra, sepse ato vepra nuk egëzistojn.

 Korrupsioni dhe krimi i organizuar në vendin tonë po e njollosin luftën tonë të pastër Çlirimtare, ku të gjithë komandantet, celulat e  para të UÇK-së,(që shpetuan nga lufta) futën nepër burgje, grupi i Llapit, i Drenicës , i Dugagjinit, Denohen nga  Gjykatat e Serbis, si ajo e  Hages, e UNMIK-ut, e EULEX-it, tash pritet edhe  nga  ajo Specialja,  duke mos  harruar edhe sistemin tonë të Drejtësis të ndertuar  nga pjestar të UDB-ës, të cilat verpojn me  udhëzime të Beogradit, për ta shfajsuar  vetën për krimet dhe  gjenocidin që kryen në Kosovë, ashtu siq e  shfajsuan kasapin e  ballkanit \"Milloshoviqin\" për gjenocidin e  kryer  në sy të bashkësis nderëkombëtare, në Serbenic.

Një gjë duhet ta kuptojn populli, së rrobat e çlirimtarëve  po ja pren kjo klas e  jona  politike, sepse gjenerali i ushtris serbe që akuzohet për  krimet e luftës në Kosovë, vjen në Prishtin nepër takime si në shtëpin e  vetë dhe  këta e  duartrokasin fjalimin e tij, thuaj së nuk ka ndodhur asgje.

Mos të Harrojm kontributin e familjes së gjeneral Selimit, e  cila në vitët e  90-ta kur u sulmua  familja  Jashari, rroki armet dhe i shkoj në ndihm në Prekaz,e cila ishtë e  filloj dhe e përfundoj luftën, ku edhe ishtë ura  lidhse e luftës çlirimtare, mes drenicës dugagjinit, Lapit  dhe me gjerë.

Deri kur  do të vuajm nga padrejtësit e të tjerëve, nga kjo klas politike e cila genjen, çdo ditë së po përkrahet intëgrimi i Kosovës dreit BE-së, kemi mbetur të izoluar  si egërrsira. Gjersa të egzistoj tradhtia, në vend kurr sdo të vjen drejtësia, ne mbajm  përgjegjësi penale dhe morale në pastërtin e  luftës sonë shekullore, por jo edhe  për veprimet e pasluftës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)