28 Mars 2024

Shumë gjuhësia vlerë ekonomike për Kosovën

Shkruar nga Seremb Gjergji 

“Të njohësh edhe një gjuhë, ka vlerë edhe një jetë”, thoshte gjyshi. Shumë-gjuhësia në Kosovë rritë vlerën e kosovarëve; u jep një fuqi ekonomike dhe jetë muli-kulturore dhe shumë dimenzionale. Zvicra përfiton më shumë në sferën ekonomike nga shumë gjuhësia, se sa nga sistemi bankar në tërë nivelin e Zvicrës. KUSA (Kosovo United States Alumni) e përkrahë fuqishëm këtë koncept.

Për kosovarët është edhe me e lehtë pasi që në Trungun e Gjuhëve Indoevropiane (shih ilustrimi); Gjuha Shqipe, është e renditur gjuha e parë në këtë trung. Kjo u krijon mundësi dhe zhvillim. Një kosovar, me pak angazhim, për 3 muaj mund ta mësoj komunikimin bazë në secilën gjuhët Indoevropiane e ndoshta edhe më gjerë.

Janë mbi 50 shtetet në botë që kanë një diverzitet shumë gjuhësor, shumë etnik, shumë kulturor. Aruba, Singapuri, Zvicrra dhe India prijnë në aplikimin e tyre, respektimin dhe avancimin e këtyre vlerave shumë dimenzionale.

Kosova sot ka 3 gjuhë zyrtare; Anglisht, Shqip, Serbisht; por në zona të caktuara edhe gjuhë të tjera në bazë të grupit etnik. Shembull është Prizreni me gjuhen turke.

Në vitin 250 në MOZAIK-un e Likenidit (Ohrit), Dhimiter Shuteriqi gjene të shkruar “GJON” me “GJ” që edhe sot shkruhet njësoi vetëm shqip. Ndërsa në vitin 879 në Kështjellën e Satilies gjendët një dorëshkrim shqip me përshkrim të qytetit të Krujës.

 Poashtu, në faqen 153 është një teks në gjuhën shqipe prej tetë (8) rreshtash në formë poezie. Kurse, Arqipeshkvi i Tivarit Brohariti me origjine franceze, në vitin 1332 dëshmon një fakt që është në Arkivin e Vatikanit; “Ndonëse Arbrit kanë një gjuhë krejtësisht ndryshe nga Latinishtja, prapë se prapë përdorin germa latinë në shkollat dhe librat e tyre”.

E veçanta vjen në Stubëll të Vitisë, në vitin 1586 ka ekzistuar kolegji i Shën. Lukës ku shumë gjuhësia dhe filozofia ka qenë një prej prioriteteve të këtij kolegji.

Kush ka marrë nga gjuha shqipe

Gati të gjitha gjuhët Indoevropiane kanë marrë nga gjuha shqipe, pasi që është edhe fillimi i gjuhëve moderne. Veçmas mbretëritë dhe Perandoritë që na kanë pushtuar. Por kjo nuk ndalet këtu. Fuqia dhe mençuria shqiptarëve ka dhënë shumë në kulturat tjera.

Po fillojmë me Anglishten.

“See You” = Shqiptarët edhe sot e kësaj ditë Syrin apo siç thonë shqiptarët e Maqedonisë Siri; përfaqëson shikimin – me PA. Ndërsa, Përemrat janë Unë e Ti dhe Ne e Ju. “See You” (Si Ju) ka kuptimin të shoh ty.

Arkitekti i Egjiptit ka qenë THOTI – ai që mëson, që thotë, që tregon, që udhëzon. Sot në anglisht fjala kryesore për ta mësuar dike është TOUGHT nga baza e Ilirishtes apo Shqipes THOT.

Në serbisht, fjala TATA është fjala me bazën më të fuqishme të shqipes që mund të jetë: TË ATIT.

Kurse, kryeqyteti i Greqisë ATHENA (ATHINA), është shpjegimi më i mirë për të treguar një ngjarje apo situatë: A than a?! Asht thënë! Është thënë.

BUKURESHT; kryeqyteti i Rumanisë ka vetëm një kuptim: Bukuri e pa-rreshtun, pa fund.

HAJR – Në turqisht apo disa gjuhë të tjera të lindjes – e dërguar atje nga Ushtria Ilire e Aleksandrit të Madh – është një thirrje gëzimi dhe lumturie. Urim dhe fat – udhë-rrëfim në fushën e besëtytnive. Vet fjala është e vjetër mbi 4800 vjet.

Çepa apo Kepa është zemra e perimeve në botë – Latinishtja e ka marrë nga gjuha shqipe dhe e quan CEPA (lexohet KEPA). Këto janë shume pak nga vlerat e shumëgjuhësisë botërore të dalë nga gjuha shqipe.

Shume gjuhësia në vetëdijen globale

Shumë gjuhësi në pasluftë ka qenë e ndjeshme ashtu sikur edhe shumë etniciteti. Por me ardhjen e institucioneve vetëqeverisës lokale në vitin 2003, shumë gjuhësia filloi të marr hov – veçmas në komunat e udhëhequra nga shqiptarët.

Aktualisht ky proces ka disa vështirësi në komunat e Veriut të Kosovës, por jo edhe në jetën e përditshme. Shumë gjuhësia ka sjellë vlerë në zhvillimin e Republikës së Kosovës. Këtë e theksoi edhe paneli i djeshëm i udhëhequr nga Lumnije Demi anëtare e KUSA-s.

Në Manastirin e Deçanit të gjithë priftërinjtë ortodoks kanë filluar të mësojnë edhe gjuhën shqipe – sepse në të gjitha takimet me klerin shqiptar katolik apo mysliman e kanë parë që duhet ta mësojnë edhe shqipen, ashtu sikur këta të fundit e flasin serbishten.

Mbi këtë baze patriotiko-ekonomike të shumë gjuhësisë po vuan biznesi kosovar. Ujë Rugove, përveç shqip dhe anglisht, do ta zgjeronte tregun serbo-kroato-malazezo-boshnjak sikur ta kishte të shkruar edhe në gjuhën serbo-kroate “E pifshi për shnet”.

AMO në Klinë, poashtu dhe të gjitha prodhimet tjera në Kosovë. Ndërsa, prodhime e Serbisë që vijnë në Kosovë, e kanë tejkaluar këtë pengesë “patriotike”. Ka kaluar koha e romantizmit patriotik.

Kanë mbetur edhe institucionet arsimore që të fillojnë aplikimin e shqipes dhe serbishtes, por edhe turqishtes e romalishtes dhe grupeve tjera etnike në gjirin e shumë gjuhësisë në Kosovë.

Në sistemin e arsimit mësohet Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Turqisht deri diku e besa edhe Rusisht. Por dy gjuhët më ë folura në Kosovë Shqip dhe Serbisht, lufta e fundit ende po i mbanë ndaras. Baza ekziston; tash ka nevojë për një vetëdije globale për të arritur dhe t’i njohim proceset globale dhe lirohemi nga “patriotizmi” folklorik lokal.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)