29 Mars 2024

Edhe një reagim konstruktiv

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Shtetëror për Shënimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, në disa raste po tenton që me anën e disa kumtesave-“proklamatave” të bind opinionin publik se puna e tyre ishte e drejtë dhe e bazuar në Planin zhvillimor të Komunës së Pejës dhe në Planin Hapësinor të Kosovës 2010-2020 +,te miratuara në vitet 2006 dhe 2011.

Si pjesëmarrës aktiv në ato procese edhe një herë deklaroi se këto Dokumente Hapësinore nuk kanë mundur të jenë dëshmi apo garant të vijës kufitare me Malin e Zi,si po tentohet.

Në mungesë të vijës së definuar kufitare janë përdorur metodat krahasuese,orientuese dhe progresive, që lejohen në Planifikimin Hapësinor Strategjik në tërë botën,me mundësin e inkorporimit  të dhënave apo elementeve në momentin kur të definohen apo ratifikohen kufijtë e Kosovës,punë e cila është në proces edhe sot, pos kufirit me Maqedoninë që është përfunduar.

Nëse mendoni seriozisht ashtu si theksoni se “Plani Hapësinor, pas Kushtetutës, është ndër aktet më të rëndësishme që rregullon shfrytëzimin e hapësirës me të cilën administron shteti në interes të qytetarëve dhe të nevojave të tyre.”

Atëherë si mundeni të arsyetoni të vërtetën,realitetin se askush nga ju nuk e ka respektuar apo zbatuar këtë dokument të rëndësishëm hapësinor që duhet të ishte “Kushtetuta e dytë e shtetit”.

Për atë situata hapësinore dhe urbane në tërë Kosovën është kaotike e pa planifikuar në realitet,me mbi 350 000 ndërtime pa leje të evidentuara,në realitet ka shumë ma shumë.

Fajtorët kryesor jeni ju vendimmarrësit kosovar, që keni lejuar e në shumë raste keni detyruar banorët e Kosovës të ndërtojnë kështu që 17 vite,duke mos i ditur pasojat të cilat sot po vërehen,pengojnë e në formë akuzojnë.

Mos e keq-përdorni fushën e Planifikimit Hapësinor për politika ditore,ajo është çështje fondamentale për funksionimin e një shoqërie-shteti,shpresoi se e keni kuptuar ma në fund.

Ma detal për këtë problematikë mundeni të lexoni shkrimin tim “Prapë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, të cilin e ka botuar shtypi gjith-shqiptar në adresën: http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,9,391296 .   

/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)