19 Prill 2024

Kapja e shtetit dhe shërbesa e mediave në këtë akt të turpshëm

Shkruar nga Blerim Muriqi

Mbrëmë në Kosovë mbërrini nënpresidenti Amerikan Biden. Ai erdhi në orën e keqe të Kosovës. Jo pse Kosova nuk kishte nevojë për miqtë, por se shteti ynë është aq i kapur sa edhe mediat janë shëndrruar në militantë të zellshem të pushtetarëve.

Këtu ka pllakosur terri i veshit të shurdhër të pushtetarëve. Kujtojeni Rugovën e shkëputur nga realiteti çka i solli Kosovës. Ai po i zgjaste shpresen Serbisë dhe po i rriste fatkeqësin e rrezikun popullit e vendit.

Një nëpresident Amerikan nuk do duhej të ishte kaq i pavëmendshëm, Shtëpia e bardhë do duhej të shmangte pushtetarë kaq vullgar në kapje shteti, media kaq të mposhtura dhe të shpërfytyruara, shitës kaq gjakftohtë të territorit dhe zhbërës kaq sadist të rendit kushtetues që qojnë shoqërinë në segregacionin shovenist të tipit Millosheviq.

Këtë ndjesi duhej ta kishte nënpresidenti amerikan dhe departamenti i shtetit, qoftë edhe vetëm për respekt të një populli që e ndihmoj me aq humanizëm edhe në thyerje të rregullave ndërkombëtare, një burokracie tashmë demode.

Këtë shpëtim e bëtë miku ynë Biden sepse Gjenocidi i Serbisë së Millosheviqit ishte i madh. Dhe Ju që i kishit dhënë jetës njerzore një çmim shumë të madh me të drejtat e njeriut, në të cilat besonit, skishit si e duronit dot një shtazëri të tillë.

Shoqëria jonë sot ka heshtjen e shpërthimt, ku fjalët më nuk kanë kuptim e ku besimi është shuar. Duhet ta keni ndjerë edhe Ju miku ynë Biden, sikur të vinit në një kohë ndryshe dhe në jo përkrtahje të këtyre keqbërësve të majave të shtetit e pushtetit, populli ynë amerikandashës do ishte me qindra mijëra rrugëve të itenerarit tuaj, sepse ne nuk harrojmë.

Ju erdhët, dhe pa dashjen tuaj kjo ardhje po keqpërdoret. Mediat po trashin velon e turpit duke ju interpretuar me gjuhën e pushtetarëve që shhiten vendin dhe kanë irrituar masat.

Ju erdhët promovuat tre Kameleonë, ngjizët në gojët e mediave fyerjen e Hajrie spikericës, ringjallët kopjet reale të Radio Televizionit Serb të Millosheviqit kudo shtëpive mediatike në Kosovë.

Kameleonët harruan të të kujtonin, se edhe në të shkuarën kishim një situatë të ngjashme kur heshti populli. Ju prpomovonit Rugovën, inkurajonit atë në rrugën e paqes me të cilën ai na nxori një popull nga barrikadat e viteve të’90-ta të shek. të kaluar dhe mashtrueshëm na e heshti gjithë atë zgjim. Dhe kur ai durim mbaroi shpërthej mali, buloi liria për çka u angazhuat edhe Ju si njeri e si shtet.

Këta po flasin me gojën tënde dhe dëshirën e tyre, thua se Ju i nderuar Nënpresident Biden e kishit të vështirë të takonit Opozitarët tanë dhe t’u komunikonit detyrat e shtëpisë, thua se e kishit të vështirë tu drjtoheshit opozitës edhe me veçime për sa do kishe për të thënë!

Meqë Ju nuk e bëtë këtë, sepse nuk do ia lejonit vetes një gjë të tillë që të shkruhej, se Ju sugjeroni shtijen e patriotizmës dhe atdheut të kujtdo, këtë po ua mveshin këta kameleonët tonë dhe Fantazmat e Hajrie spikericave kudo mediave tona RTS-iste.

Edhe në të shkuarën e hidhur të Kosovës erdhen miqë të shumtë dhe shkuan. Meqë ata nuk ia njihnin dhimbjet IKosovës sonë, as nuk ia dëgjonin rrënkimet nga muzika dilirante e Rugovës komponuar në Francuska 7.

Kosova mbeti edhe kësaj radhe si në të shkuarën në hallin e saj. Ju dëgjuat triadën kameleoniste dhe ajo po na gatuan fatkeqësinë e radhës.

Pas shkuarjes suaj do na mbysë boria e delirit të tyre. Kameleonët Borizanë prenë pa pagesë bileten për në fatkeqëlsinë e vendit. Uroj të mos e kenë prerë për të gjithë ne!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)