26 Prill 2024

Heronjët e paqes, Turqia, besimi dhe Kosova

“Një terrorist nuk mund të jetë musliman dhe një musliman nuk mund të jetë terrorist. Një musliman mund të jetë vetëm përfaqësues dhe simbol i paqes, mbarëvajtjes dhe prosperitetit”, është një pjesë e cituar nga thënia e F.Gylenit, të cilin dikush e akuzon se qëndron prapa tentimit për grusht shtetin në Turqi

Bahri Bivolaku

Bota muslimane ka vite që ka hyrë në terrenin jo të qëndrueshëm në shtetet ku jetojnë. Si duket, krizat e shkaktuara, të shoqëruara fatkeqësisht me dhunë e humbje të jetërave po rrisin mundësinë e një shteti komb musliman, i cili fiton nga paqëndrueshmëria e shteteve tjera, ku jetojnë qytetarët e këtij besimi, siç ishte dikur Egjipti nën drejtimin e Naserit e më herët, konkretisht gjerë në vitin 1918, Turqia mbante këtë rol. Turqia, edhe pse me numër më të vogël të popullësisë se disa shtete tjera ku jetojnë qytetarët e besimit Islam, si Indonezia, Pakistani etj; si duket ka mundësinë që këtë rol ta marrë si shteti që dominon në botën muslimane. Këtë pozicion po ia mundëson edhe pozita strategjike e saj, pasi gjendet në mes të Europës, Lindjes së Mesme dhe Rusisë. Edhe nga ana e zhvillimit ekonomik, Turqia e arrinë këtë pozicion, pasi që ekonomia e saj hynë në mesin e 20 vendeve më të mëdha në botë.

Gjeopolitika Turqinë e favorizon në këtë rol, pasi edhe paraqitet si një aleate e SHBA-ve, por dihet në kushtet që mbizotërojnë në politikën e shekullit në të cilin po jetojmë. Në shoqërinë turke vërehet një lëvizje islamike në rritje, edhe pse është një sistem laik i ndërtuar, të cilën me kushtetutë e mbron ushtria. Laiciteti u forcua edhe me referendumin e 12 shtatorit 2010, i cili në themel pati ndryshimet kushtetuese dhe demokratike që fuqizuan dhe përcaktuan laicitetin e shtetit. Në këtë mes, mbase edhe mund të gjenden arsyet e tentimit të grusht shtetit, arsyet politike, qofshin ato në këtë rrugëtim të Turqisë, shohin politika penguese që dëshirojnë të pengojnë rrugëtimin drejt qëllimit final.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Fethullah Gylen

Erdogan dhe Gylen, dy kundërshtarët më të mëdhenjë politik në Turqinë e sotme, dikur ishin miq të idealit për realizimin e një shoqërie apo shteti të Turqisë, në rrugëtimin drejt cakut final. Gjersa Erdogan shihet si një pragmatist dhe paksa kontravers me çasjen drejtë rritjes së lëvizjes islamike, Gylen kërkon shoqëri dhe shtet në frymën e perfeksionizmit.
Kundërshtitë e Eroganit me Lëvizjen Gylen u rritën nga akuzat e kësaj të fundit për korrupsionin e qeverisjes së Erdoganit. Vështirë është të arrish në përfundim për akuzat e presidentit turk se prapa tentimit për grusht shtet qëndron Gylen, njeriu i cili vazhdimisht ka deklaruar “Se në botën moderne e vetmja mënyrë për t’i bërë të tjerët t’i pranojnë idetë tua është bindja”. Ai i përshkruan ata që përdorin dhunën si qenie intelektuale të rënuara. Baza e mendimit të Gylenit konsiston në bashkimin e besimit fetar me edukimin shkencor modern për të krijuar një botë më të mirë, bazuar në aktivizmin pozitiv, altruizmin, dialogun fetar, ndërfetar dhe ndërkulturor.

Ai në të gjitha librat e publikimet e tij, është për tolerancë fetare që do të arrihej përmes dialogut. Ai këtë edhe e ka promovuar gjatë takimit të tij me Papa Gjon Palin në Vatikan në vitin 1998. Përpjekjet e Gylenit për paqe botërore të ridizajnuar në rikthim të vlerave, bëri që ai të jetë në mesin e intelektualëve më të çmuar në botë dhe është shpallur midis heronjëve bashkëkohës të paqes bashkë me Jezusin, Budën, Gandin, Martin Luter Kingun dhe Nënën Terezë. E rëndësishme është që Turqia, qoftë me Erdoganin apo Gylenin, apo të dy bashkë të ecë rrugës së saj të demokratizimit dhe fuqizimit si shtet i konsoliduar për të qenë zë më i fuqishëm apo mbase kryesori në rajon, për të vënë baraspeshën në trekëndëshin SHBA – Europë – Rusi.

Kosova dhe Turqia

Shteti turk për të qenë lider i botës islame dhe shtet i fuqishëm e i respektuar në rajon dhe më gjerë, duhet të kultivoj aso politika që promovojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, laicitetin e shtetit, lirinë e shtypit dhe të organizimit, shtet ku sundon ligji etj. Rritja ekonomike dhe e aftësisë ushtarake gjithsesi e bëjnë më të fortë shtetin turk. Politika e jashtme e këtij shteti nuk mund të shpërndahet përmes rritjes së ndikimit të fesë në shtetet përreth, por me anë të vlerave perëndimore dhe investimeve. Politika e tillë apo politikanët e tillë në Turqi që promovojnë këto vlera duhet të mbështeten në Kosovë dhe jo që ato të personifikohen me atë apo këtë lider.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)