26 Prill 2024

Liderë të pa dinjitetshëm

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Jo vetëm pse janë mikpritëse dhe pjesëmarrës në inaugurimin e shtatores se Car Llazarit në Veri tëMitrovicës, por edhe për shumë veprime tjera që bien në kundërshtim tëplot me ligjet dhe obligimet qe kanë ndaj Institucioneve ku marrin rrogëe shfrytëzojnë benefite të shumta, me pas k.... kryeministri IsaMustafa, është dashur edhe me herët, por në veçanti sot, të shkarkoj ngapozitat që kanë zëvendëskryeministrin serb Stojanoviq, por edheministrat tjere serbe të këtij kabineti qeveritar.

Nuk besoj seka dikund në rruzullin tokësor, ku lejohen këso veprime, ku njerëzit qepaguhen nga ai shtet, apo marrin paga nga tatimpaguesit e atij vendi,  qe publikisht te angazhohen dhe mundohen,  te shkatërrojnë e cenojnë jo vetëm integritetin e atij vendi, por edhe te provokojnë, nxisin dhune, enë anën tjetër, shteti te mos ndërmarr asgjë ndaj tyre!

Kjo është Kosova e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, por edhe liderë tjerë institucional, te cilët, edhe kur Kosova dhunohet e copëtohet,kolonizohet e nëpërkëmbet, vidhet e tjetërsohet, ...ata heshtin, !!!!

Kur rrezikohet vendi, shteti vepron.Zaten, ky është edhe obligim e detyrim me te cilin identifikohen gjitha shtetet.

Andaj, pse kjo heshtje, dhe ky hezitim, vetëm në Kosovë?

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)