25 Prill 2024

Të mos përsëritet Debëlldehu

Arton Musliu

“Ndryshimet kufitare janë indikatorë të ndryshimit të ekuilibrit të forcës të shkaktuar nga rritja e një force në njërën anë të kufirit apo dobësimi i rezistencës në anën tjetër të kufirit”. Spykman and Rollins

Kontestet kufitare ndërmjet shteteve si subjekte legale ndërkombëtare nuk janë risi në të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ato në intenzitet më të lartë janë shfaqur me fillimin e procesit të dekolonizimit. Dekolonizimi është realizuar mbi bazën e parimit të vetëvendosjes, e më pas me miratimin e Deklaratës për Dheniën e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial, të datës 14 dhjetor 1960, dhe Rezolutës 1541 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 15 dhjetor 1960,   dhe mbi bazën e të drejtës së popujve për vetëvendosje.

Baza e dytë juridike mbi të cilën është realizuar dekolonizimi është Parimi Uti Possidetis. Ky parim ka origjinë që nga e drejta romake dhe si i tillë ka dalluar posedimin nga pronësia. Kur posedimi i një gjëje është bërë në rrugë të drejtë, pa përdorimin e forcës apo mënyrave tjera të dhunshme e të padrejta, romakët aplikonin këtë parim. Uti Possidetis- Ti e ke dhe mund ta mbashë.

Ky parim gradualisht kë evoluar nga  një normë që i përket pasurisë private në një normë që ka të bëjë me shtetin, sovranitetin dhe integritetin territorial.

Këtë qëndrim e mban autori i njohur i marëdhënieve ndërkombëtare David Raič, në librin e tij “Statehood and the Laë of Self- Determination”. Me fjalë të tjera, Parimi Uti Possidetis, i aplikuar së pari në Amerikën Latinë, në Afrikë e Azi, më pastaj edhe gjatë shpërbërjes së ish Federatave të Çekosllovakisë, Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllvaisë,  morri premisat e një norme të pakundërshtueshme të së drejtës ndërkombëtare. Ky parim nënkupton shndërrimin e kufijve administrativ në kufij shtetërorë të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare. 

Dhe kjo është shumë e qartë. Sipas autorit tjetër shumë të njohur të juridiksionit ndërkombëtar, Antonio Cassese, Parimi Uti Possidetis konsiderohet parim suprem. Në rastin e dekolonizimit ka pasur një konsenzus të përgjithshëm që kufijt kolonial të shndërrohen në kufij shtetërorë. Këtë përcaktim e përmban neni 3 i Kartës së Organizatës së Shteteve Afrikane të vitit 1963, si dhe paragrafi operativ 2 i  Rezolutës së udhëheqësve të Shteteve Afrikane, të miratuar në Kajro në vitin 1964.

Karakterin univerzal të këtij parimi si dhe cilësinë e tij si një rregull e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare  e ka konstatuar edhe organi më kredibil juridik i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në këtë kontekst, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka trajtuar mosmarrëveshjen kufitare në mes të Burkina Faso-s dhe Malit, në vitin 1986. Mosmarrëveshje kjo e cila çoi edhe në luftë të armatosur.

Për të mos e lodhur lexuesin me detaje, Burkina Faso ( deri në vitin 1984 është quajtur Upper Volta) dhe Mali në vitin 1975 themeluan një Komision Ndërmjetësues për zgjidhjen e kontestit kufitar ndërmjet tyre. Meqenëse ky komision nuk arriti të prodhoi konsenzus, këto dy shtete u pajtuan që këtë çështje ta adresojnë tek Dhoma Pesë- Amëtarëshe e GJND-së.  Kjo ka ndodhur në bazë të një marrëveshje të 16 shtatorit të vitit 1983. Ndërkohë që në dhjetor të vitit 1986 u zhvillua një konflikt i armatosur.

Sidoqoftë, GJND trajtoi lëndën dhe konstaoi se “Parimi Uti Possedetis nuk është një rregull i veçant që i përket vetëm një sistemi të vacant të së drejtës ndërkombëtare; Është parim i përgjithshëm i cili logjikisht është i lidhur me fenomenin e arritjes së pavarësisë, kudo që ndodhë; Dhoma konsideron se efekti i këtij parimi reflektohet në ‘ngrirjen e të drejtës mbi territorin’ në momentin e pavarësisë.
 
(Vendimi i GJND-së për kontestin kufitar në mes të Burkina Faso-s dhe Malit mund ta gjeni në ëeb faqën e GJND-së: International Court of Justice, opinions and orders, Case Concerning The Frontier Dispute (Burkina Faso/ Republic of Mali), Judgment of 22 December 1986 , http://ëëë.icj-cij.org/docket/files/69/6447.pdf.

Pra në momentin e shpalljës së një entiteti territorial si i pavarur, kufijt e tij shndërrohen automatikisht në kufij shtetërorë të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare. GJND ka trajtuar edhe raste tjera të kontesteve kufitare në me shteteve (Kontestin në mes të Belgjikës dhe Holandës, Kamboxhës dhe Tajlandës, Chadit dhe Libisë, El- Salvadorit dhe Hondurasit si dhe atë në mes të Kamerunit dhe Nigerisë. Të gjitha këto raste reflektojnë aplikimin e parimit juridik ndërkombëtar Uti Possidetis. Është me rëndësi të ceket neni 63 i vendimit të GJND-së në rastin Burkina Faso- Mali, përkitazi me efektivitetin dhe të drejtën mbi territorin.

Sipas kësaj dispozite, në rast kur njëri pretendent për territorin ka efektivitetin dhe tjetri të drejtën atëher e drejta mbi territorin ka përparësi. (për më tepër rreth kësaj çështjeje mund të shihni në Victor Prescott and Gillian D. Triggs, “International Frontiers and Boundaries- Laë, Politics and Geography”).


Aplikimi i Parimit Uti Possidetis ka ndodhur edhe me rastin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Mendimi Nr.3 i Komisionit të Badinterit, ndër të tjera thekson se  “Përveç kur palët merren vesh ndryshe, kufijt e mëparshëm të brendshëm bëhen kufij të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare; Ky konkludim vjen nga rrespektimi i parimit të status- quo-së territoriale dhe Parimi Uti Possidetis; Uti Possidetis është aplikuar në dekolonizimin e Amerikës dhe Afrikës, sot njohet si një parim i përgjithshëm i aplikuar edhe nga GJND në rastin Burkina Faso- Mali”.

I gjithë ky elaborim ka për qëllim sqarimin juridik ndërkombëtar të kontesteve kufitare në mes të shteteve. I tillë është edhe, tashmë kontesti kufitar, në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

Ky proces nëse nuk  gjen konsenzus të gjërë politik e publik dhe meqenëse procesi i demarkacionit të kufirit është një çështje mjaft sensitive, ndërkohë që  tashmë është bërë kusht për liberalizimin e vizave. atëher mbeten dy opcione. Opcioni i parë është rishikimi i marrëveshjes mbi demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa opcioni i dytë për zgjidhjen e këtij kontesti është Gjykata. Kontesti kufitar në mes të Republikës së  Kosovës dhe Malit të Zi, natyrisht në marrëveshje të dyja palëve, mund të jetë objekt shqyrtimi dhe vendosje në dy instance juridike ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë Gjykata e Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Një gjë e tillë objektivisht është e mundshme. Kjo duke pas parasysh gadishmërinë e Qeverisë së Malit të Zi për zgjidhjen e këtij kontesti kufitar.
 
Krejt në fund, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vëmendshme maksimalisht për shkak se nga precesi i demarkacionit me Maqedoninë kemi humbur territor. Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë parasysh se në kufirin me Maqedoninë kemi humbur më shumë se 2,000 hektarë tokë, anipse banorët nuk i kan humbur pronat e tyre. Pra, kufiri është lëvizur, e në shkëmbim të kësaj lëvizjeje të kufirit banorët janë kompenzuar për pamundsinë e shfrytëzimit të tokave të tyre nga shteti ynë. Të njejtën e thonë edhe banorët e brezit kufitar me Serbinë në Karaçevë. 

Demarkacioni i kufirit me shtetet fqinj nuk është çështje kadastrale. Kufiri i një shteti në rastin më të mirë reflekton para së gjithash sovranitetin dhe integritetin territorial të tij, e në rastin më të keq, pavarësinë politike të tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)