19 Prill 2024

LDK dhe PDK te majtë apo djathtë

Shkruar nga Blerim Burjani

 LDK deri me tash udhëheqë Qeverinë  veprimet e deritashme te kësaj qeverie me tepër janë  të majtë se te djathtë , kjo shihet me kujdesin e shtuar të kësaj qeverie në rrafshin social , pra merrja me çështje sociale me skema sociale dhe aspekte shëndetësore janë mjaftë pozitive , kemi një avancim pozitiv social në Kosovë mund te themi  se shkon ka  kualiteti dhe krijimi i mirëqenies, sindikalistet përherë me te kënaqur ,kur te merret parasysh politika sociale dhe ajo shëndetësore  të  dy dikasteret qeveritar siç është Ministria e Punë s  dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria Shëndetësore  janë ministri që udhëhiqen nga LDK  dhe janë më të zëshme  dhe MEF , rolin qendror deri me tash e kanë luajtur këto dy ministri dhe Ministria e Financave  që merret me gjera dhe t ë mbushet mendja se ky ministër ka në duar tërë zhvillimin ekonomik , gabim i madh kjo ministri  ndan buxhet për ministri marrja me  politika fiskale dhe gjera tjera që ka ndërmarr kjo ministri shumica prej tyre i takojnë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik , por ne kemi parë një rolë  të çuditshëm të kësaj  ministrie e cila kompetencat e saj janë të ndajnë buxhet për resor  të  ministrive dhe te kujdeset  për një qeverise te mirëfilltë financiare të shtetit. Kompetencat e kësaj ministrie janë me nda buxhet në përputhje me programin e qeverisë  në rregulloren e punës të kësaj qeverie  thuhet  se kjo ministri  në nenin 7.1.1.  thuhet  “Ministria  Financave,merret me  qëllim të shqyrtimit të plotë të ndikimeve të drejtpërdrejta ose tërthorta të  propozimit në shpenzimet publike ose në ekonomi”.

Por ka edhe çudira tjera,  kur kjo ministri merret me shumicën e gjerave për të cilat nuk është e thirrur dhe provon te qëndrojë mbi politikat e dikastereve tjerë. Kjo qeveri e majtë e Kosovës e përbërë prej djathtistëve të bënë përshtypje se s’ka zhvillim ekonomik por më së lehti  është me u marr me problemet sociale dhe shëndetësore  dëshiroj te potencojë edhe një faktor  të rëndësishme, por edhe shumë të çuditshëm :ku thuhet se kanë hy ne punë 18.000 punëtor të rinj, çudi e madhe më siguri kjo qeveri mund të lavdërohet me një numër  të madh të dikastereve qeveritar gjithsej 21 ministra e” Kina ka një kryeministër dhe 4 zëvendës kryeministra dhe një sekretar gjeneral   dhe i ka 23  ministri ne portal te saj zyrtar” edhe na mire po qëndrojmë me numer te  ministrave , gati si Kina me numer”  .

Shumë pak me zhvillim ekonomik e po del se kemi punësim enorm ne përputhje me zhvillimin ekonomike mjafton te dilni në kryeqytet  të shihni sa lokale lëshohen me qera , përplot lokale afariste janë mbetur bosh , s’ka asgjë nga zhvillimi i sektorit privat pra çka  është bërë deri tash fjalë dhe asgjë me tepër , nuk është mirë me thonë kaq punësim se e kam përshtypje sikur edhe shumica e qytetarëve se punësimi I proklamuar është larg shumë këtë e  dëshmon edhe Agjensioni i Statistikave atëherë , çka është kjo punë ?

Po duka me thanë pa kanë a? Pra ka punësim enorm pa përputhje me ekonomin e tregut nëse kjo qeveri po mendon në punësim partiak në borde dhe shërbim civil dhe shërbim diplomatik që kanë punësuar sa kanë mundur këtu pajtohemi se është e vërtetë , sa kanë mundur edhe kur s’kanë mundur e kanë lënë për më vonë.

Pra Qeveri e djathtë pra qeveri e biznesit , sa ndërmarrje private kjo qeveri  i ka nxitur në zhvillim ekonomik, a liroj kjo qeveri bizneset e pos atë themeluar për të lirua së paku 2 vjet nga tatimi, apo tash iu ka gjuajt sektorit të OJQ , që ky sektor as nuk ekziston prej 9000 gati OJQ as 20 nuk funksionojnë pra 95% e tyre  janë shuar se nuk funksionojnë  fare , kjo  qeveri OJQ   i trajton me ligj si  biznese njëjtë   ,pra edhe iniciativave  qytetare u erdh fundi ,  janë shuara te gjithë pothuajse , brenda këtij  viti janë regjistruara rreth 900 OJQ e shuhen te gjitha ndoshta vitin e ardhshëm ,veç nëse funksionojnë pa te hyra , se ndryshe as qera për zyre s’mund te paguajnë  çka te thuhet për këtë temë?

Zhvillimi ekonomike i proklamuar është tërësisht i dështuar, veç çka te mundet vet me u zhvillua biznesi , përshkallëzimi fiskal  i pa zbatueshëm, kjo i bie qe nuk din, çdo reformë sikurse ligj duhet te jetë i zbatueshëm nëse nuk është se pranon tregu, ndërmarrjet private tregtare shumica nuk e zbatojnë reformën fiskale  ,përndryshe shkon ne bankrot sektori privat     ne kemi shpresën së paku ana sociale mund të përmirësohet dhe nëse hynë ligji për sigurime shëndetësore në fuqi ne jemi në fitim të madh si qytetar përndryshe krejt teposhtë po shkon!Kjo qeveri a kupton veten si të majtë a po thotë  se janë  djathtë ,  unë kisha thanë kur djathtistët bëhen të majtë , djathtizëm në  një shtet fukara mbi 70% pra të varfër , të varfër ekstrem 12 %a,vetëm 18% e qytetarëve jetojnë jetë dinjitoze dhe normale dhe ne luks , këto klasa janë: ajo politike dhe një numër i biznesmenëve të lidhur me pushtetin,   pra Kosova është    një shtet ku shumica e qytetarëve shkojnë në  deti dhe ushqehen me start-kartela bankare dhe çdo I dyti ne kredi me kamatat e kthimit enorm-jo normal , lehtë është me dal e me fol  por me veprua në suaza të zhvillimit ekonomik  jemi larg, po ti  shtojmë se kuvendi është bllokuar kaherë dhe tash  pesë a gjashtë séance të fundit I mbanë si ne kohen e komunizmit pa kritik  pa kurrgjë atëherë çka është kjo punë?Në ndërkohë LDK dhe PDK i dërguan edhe një kontingjent  ambasadoresh partiak , përplot borde partiake, e përplot universitete publike pa kuadër , pritet tash diku 270 kandidat për doktoratë  që janë regjistruara në një universitet privat të Shqipërisë  mbi 80% janë partiak dhe ne mesin e tyre ka edhe gjyqtar e çka te duash që do të pajisen me letra ditën e s’ditën , prej tyre shumica janë moshë e shtyre mbi 50 vjeçar pa punuar as mësues priten të bëhen profesorë, kjo është  e vërteta e shtetit tonë.

Kjo qeveri nuk ka bërë as nuk ka nisur të bëjë një reformë ne administratën publike,   adekuate të vogël dhe efikase në shërbim të qytetarëve. Shteti ka nevojë të madhe për kursime buxhetore , përderisa borxhi publik po rritet , ka shumë ligje të pazbatueshme.

Ne Kosovë do të ishte mirë të knedellët qytetari mos te votoj njerëz të tillë , shteti i Kosovës e meriton një pushtet dinjitozë që vlerë të vetën e ka punën për qytetarët, ku qeveria do te ishte më së shumti 11 ministri bazuar në zhvillimet ekonomike që ka dhe kapacitetet financiare për të mbajt një administratë të vogël dhe efikase , te pa anshme , me shumë pak borde dhe ndërmarrje publike ,

Kosova s’ka nevoje të ketë më shumë se  dy a tre ndërmarrje publike, e as më shumë së tre universitete publike , deputetet te kenë paga vetëm për seanca të mbajtura dhe të hiqen privilegjet e absurdit duke varfëruar qytetarët pra taksa paguesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)