26 Prill 2024

Kur shteti (s) funksionon

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Nuk besoj se ka diku nërruzullin tokësor, kuptohet aty ku funksionon dhe i vjen era shtet, e qënuk vepron prokuroria, apo segmentet tjera të drejtësisë e hetuesisë,siç ka ndodh dhe po ndodh në këtë Kosovë, ku publikohen me emër embiemër, me pozita e emra konspirativ, persona të përfolur, të atakuar etë involvuar në afera, skandale nga me të llojllojshmet, dhe e gjithëkjo shumë shpejt harrohet, nënçmohet apo mbulohet, nga ata, që duhet dhee kanë obligim të veprojnë.!

Me konkretisht, jemi dëshmitarë,kur medie të caktuara, e në veçanti portale e portale te ndryshme,publikojnë me emër e mbiemër, ish aktivistë të ilegales e diasporës, ishtë burgosur politik, ish pjesëtarë të UÇK-së, deputet, ministra ezëvendës ministra aktual, por edhe Kryeministrin e tashëm, e edhePresidentin e Kryeparlamentarin, se kanë qenë dhe janë pjesë të disandodhive dhe ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe në demtë Kosovës, duke cekur jo vetëm keqpërdorime fondesh e mjetevefinanciare, por edhe pasurime te paligjshme, vrasje, rrëmbime epersekutime, duke cekur lokacione, emra, dëshmitaresh, deklarata e\"dëshmi te shkruara\" \", dhe, prokuroria jone hesht, nuk vepron, apovepron vetëm ne raste te caktuara...!

Prokuroria e shtetit e kaobligim dhe është e detyruar, qe pas çdo deklarate, te filloj hetimet,dhe ne raste specifike, pse jo, te pres te dera e studios televizive, atë qe lëshon deklarate publike duke akuzuar dikend, te therasiurgjentisht ata qe janë pjese e perfoljeve dhe akuzave, por gjithsesipjese e hetimit dhe e penalizmit te jete edhe mediumi qe bën këtopublikime, me te vetmin qellim, qe te ndalen shpifjet, gënjeshtrat,shantazhet, por edhe skenarët per linqim, etiketim dhe denigrim tedinjitetit te njerëzve te caktuar., sepse ka kohe, qe ky është \"malliexluziv\" i medias...

Kjo situate, dhe kjo qasje, qe po na përcjelle gjate gjithë kësaj periudhe pas lufte, e qe është toloruar skajshmërisht, duhet te ndërpritet, jo për te frikësuar qe te mos thuhet e vërteta, por pikërisht qe te thuhet dhe te zbardhet vetëm e vërteta dhee vërteta, por gjithsesi me argumente, me procedura te rregullta dhe dëshmi bindëse, e jo me inate, apo me tendence, andaj fuqinë ekzekutive eka dhe duhet ta këtë vetëm prokuroria e shtetit me segmentet tjera përcjellëse, e cila duhet te tregohet e pamëshirshme, kur është ne pyetjefunksionimi dhe ruajtja e shtetit, duke vendos para drejtësie, te gjithëata qe nuk kane përfill dhe nuk përfillin ligjet, por, si duket, kjo gatishmëri ka munguar, po mungon dhe akoma gjate do te mungoj..., andaj situatën ne dore, e kane disa medie...


 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)