25 Prill 2024

Lumnije dhe Bekim Avdiaj - pishtarë të arsimit "Shpëtimtarët e pëllumbave"

Shkruar nga Andrijana Gjoni Barbaliq
 
Dokumentar Miq të dashur, vendi ynë gjithmonë pati trima e trimëresha të cilët në momente të caktuara të historisë i qëndruan besnik atdheut.

Ata i dolën zot vendit sa here që e kërkoi nevoja, sa herë që e kërkoi historia. Ata janë të veçantë. Ata kanë emër e mbiemër. Ata nuk janë njëjtë si të tjerët. Ata i dallon morali, kultura, tradita. I dallon gjaku. I dallon dashuria për atdhe.

Ata janë të veçantë, sepse Zoti i bëri të tillë. Iu fali cilësi e karakteristika të veçanta që të mbrojnë të pa mbrojturin, ta ndihmojnë skamnori, të edukojnë dhe mësojnë të pa diturin. Zoti i bëri të tillë për të shpërndarë dritën e diturisë tek fëmijët.

Janë shembulli më i mirë se si mbrohet atdheu, se si flijohet një mësues e mësuese për shkollën, abetaren, nxënësin, se si falet jeta, si falët dashuria amnore, se si falet dashuria e një burri, e një guaje, e një nëne, e një babai, se si i dhurohet familja atdheut, gjëja më sublime në jetë.

Më lejoni miq të nderuar që t’iu prezantoj këtë familje kaq madhështore, t’ju njoh me një histori të lavdishme të bashkëshortëve Bekim e Lumnije Avdiaj, të cilët heroikisht mbrojtën dinjitetin e arsimit shqiptar në Kosovë. I dolën zot gjuhës shqipe, i dolën zot nxënësit, i dolën zot mësuesit, i dolën zot të shtypurit dhe të pushtuarit.

Përpos periudhës së mundimshme, me plot tortura, sakrificë e mund, që nga 1992-1993, kur ata filluan kontributin dhe punën e tyre në arsim, e deri në betejën e vitit 1998, kur edhe filloi përballja e drejtpërdrejtë me forcat ushtarake, paramilitare e policore serbe në Kosovë, kontribuuan në mbajtjen gjallë të arsimit shqip në Kosovë.

Ata punuan pa paga, pa siguri jetësore, por me shpresë për një të ardhme më të mirë. Heroizmi i tyre, dashuria ndaj atdheut, dashuria ndaj shkollës shqipe, dashuria dhe betimi i tyre për nxënësin, u bënë lapidar qëndresë edhe me 24 mars 1998, kur edhe u përballën dhe përjetuan aktin barbar të armikut.

Ata nuk ikën, siç ikën të tjerët. Ata nuk i lanë 120 nxënësit e tyre vetëm, por ata lanë djalin e tyre 14 muajsh, Besnikun, për fatin e të cilit nuk ditën dy ditë e netë. Ata nuk u mposhtën, por qëndruan deri në finalizimin e asaj beteje, duke triumfuar. Falë këtyre dy bashkëshortëve, sot, nxënësit e shkollës fillore ish “Hasan Prishtina “ tash “Heronjet e Dukagjinit” në Gllogjan të Deçanit , i shpëtuan masakrave e barbarisë serbe.

Të gjithë nxënësit sot jetojnë falë sakrificës, përkushtimit, vetëmohimit dhe gatishmërisë së Bekimit dhe Lumes për flijim. Miq të dashur, puna dhe përkushtimi i bashkëshortëve Avdiaj nuk ishte rastësi. Ata gjithmonë u dalluan më vullnetin e tyre në punë.

Vetëmohimin dhe dashurinë për atdhe e treguan edhe pas luftës së kobshme në Kosovë, duke i kontribuuar lirisë, duke qenë një shembull i mirë për të gjithë komunitetin, si në punë ashtu edhe në familje.

Kudo që ata janë do të reflektojë puna dhe pozitiviteti i tyre në shoqëri. Komunikues e të gatshëm për të ndihmuar të gjithë, si në fushën e arsimit e të shkencës, ashtu edhe në atë të sigurisë, duke mbështetur nxënësit, studentët e personelin.

Me sjelljen e ndryshimeve të dukshme në komunitet, ata bënë që prezenca e tyre të reflektojë dritë e vetëbesim tek të gjithë të pranishmit.

Edhe sot janë po aq të afërt e modest sa në shpirtin e tyre dominon dashuria ndaj shkollës, dijes dhe shkencës, dashuria ndaj atdheut e jetës. Dominon dashuria njerëzore. Këto virtyte sublime, tw edukatws , moralit dhe dashurisw ndaj atdheut, ata i kanë bartur edhe tek fëmijët e tyre, Besniku, Jetlira dhe Arlindi.

Fëmijët e tyre janë më të dalluarit si në shkollë ashtu edhe në rrugë e në shoqëri. Bashkarisht si familje, artit letërar i kanë dhënë 10 tituj librash. Lumja ka të botuar tri përmbledhje më poezi: “Dritëhije në zemër”, “Pikëllimi i vargjeve” dhe “Margaritarët”; Bekimi një libër shkencor në fushën e sigurisë: “Roli dhe përgjegjësitë e policisë në sistemin e sigurisë së brendshme në Kosovë”; Besniku pesë përmbledhje, dy prej të cilave në poezi e tri në prozë: “Në krahët e kohës”, “Përtej horizontit”, “Daniel Detari dhe Ishulli i Balenës” pjesa e parë dhe e dytë dhe “Dikur... diku...”; dhe Jetlira një në prozë: “Liqeni dhe alienët”.

Andaj miq të dashur, duke parë këtë punë, këtë arritje e këto vlera, nuk munda të mos ua ofroj edhe juve këtë nder që të njihni këtë familje që është e dalluar në mesin e shumë familjeve të dalluara në Kosovë, për punën, mundin dhe përkushtimin ndaj së ardhmes e ndaj atdheut.

U them me shumë përgjegjësi se me sa kam parë, lexuar dhe dëgjuar, deri më sot nuk kam arritur të marr ndonjë informacion se ka ndonjë familje në Ballkan, Europë apo edhe në botë që të ketë tre breza që shkruajnë dhe merren me botime të çfarëdo llojit të jenë ato. Në ketë familje shkruajnë gjyshi, nëna e babai, vëllai e motra.

Sikur të ishin diku tjetër, këta njerëz do të merrnin mirënjohjen e shtetit për të gjitha këto kontribute e merita. Por, bashkëshortët Avdiaj kurrë nuk morën mirënjohje as merita për asgjë në jetë, as atëherë kur i shpëtuan nga vdekja e sigurt 120 nxënësit e shkollës, as atëherë kur i mbrojtën dinjitetin e arsimit, as atëherë kur vendit i dhanë tre breza shkrimtarësh.

Bashkëshortët Bekim e Lumnije Avdiaj, me aktin e tyre heroik i mbrojtën vlerat e arsimit shqip, e mbrojtën identitetin e shkollës shqipe, jetën e nxënësve të tyre, i dhanë kuptim luftës për liri. Por, të gjitha këto nuk ishin të mjaftueshme as për Drejtorinë e Arsimit, as për Kuvendin Komunal, as për Republikën e Kosovës, që t’i rangonte në listën e njerëzve me merita dhe kontribute në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë.

Lumnije dhe Bekim Avdiaj bashkë më fëmijët e tyre, vazhdojnë të jenë modest, punëtor të zellshëm, shokë të dashur, miq të besës e të fjalës, të përkushtuar për dinjitet kombëtar, pishtarë të arsimit e të shkencës, flakadanë të ndezur për atdhe. Të gjitha këto ia lanë historisë që t’i vlerësojë. Zoti iu bekoftë ju dhe familjen tuaj!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)