28 Mars 2024

Manipulimet për libealizimin e vizave dhe keqinterpretimet e MSA-së dhe lirmin doganor

Shkruar nga Besmir Kokollari

“Për të manipulua me masën përdor fjalën shumë shpejt”

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shprehen të bindur se shumë shpejt Komisioni Evropian do të japë rekomandim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Madje institucionet e vendit, ende janë në pritje të një vendimi dhe se me gjithë deklaratat se kjo është çështje javësh e herë-herë thuhet se edhe çështje ditësh, ende s’ka një datë të saktë, se kur pritet rekomandimi për liberalizimin e vizave dhe as kur kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm për në vendet e Bashkimit Evropian. E krejt kjo i bie kur dëshiron të manipulon me masën thuaj shumë shpejtë.

Zhgenjimi po vazhdon pafund edhe nga premtimet se liberalizimi i vizave është afër kur në realitet duhet edhe shumë punë për të arritur këtë ëndërr shumëvjeçare, pasiçë nuk dëshirojmë më të qëndrojmë të izoluar dhe t’i shikojmë vetëm përmes televizorit atraksionet e Evropes por duam që më në fund të shkojmë lirshëm dhe pa barriera aty ku dëshirojmë.

Por a i është dashtë kaq shumë kohë institucioneve dhe strukturave përgjegjëse në Kosovë për të përmbushur obligimet që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirë në Evropë? Përkundër vendeve fqinje që e kaluan shumë më shpejtë këtë fazë. Kush do ta bartë përgjegjësinë për qytetarët e Kosovës që ende mbahen të izoluar?

Ka shumë faktorë që e pengojnë liberalizimin sepse me  një vullnet të  lartë shtetëror do të kalohej çdo vështirësi dhe do arrihej qëllimi. Janë dy faktorë që e pengojnë liberalizimin e vizave faktorët e jashtëm dhe të brendshëm.

Faktor të jashtëm jo favorizues janë pesë shtetet që  nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës dhe fakti se Kosova nuk bën pjesë as në Kombet e Bashkuara dhe as në Këshillin e Evropes që është një organizatë e rëndësishme regjionale ndërqeveritare që ka për qëllim promovimin e demokracisë, drejtësisë në shtet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, faktorët e brendshem janë faktorë që i atribohen shtetit dhe funksionimit të tij.

Fillimisht, mendoj që shteti jonë nuk po punon fort për të arritur diçka që është shumë e rëndësishme dhe gjithmonë në vijë të parë vendosin qëllime afatshkurtëra, që më shumë janë në interesin personal të qeveritarëve por jo për të mirën e përgjithshme të popullit.

Në shtetin tonë është tepër e dukshme që mungon vullneti politik. Madje edhe veprimet e fundit në Parlament janë në dëm të imazhit të Republikës së Kosovës para Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilat tregojnë jostabilitet edhe tek investitorët e huaj, duke dëmtuar drejtpërsëdrejti zhvillimin ekonomik të vendit. Dhe njëherit përgjegjësia për pritjet e qytetarëve kaq gjatë për liberalizimin e vizave bie drejtpërdrejtë mbi klasen politike të cilët premtuan që do ta arrijnë liberalizimin e vizave e tani shkaktarët kryesor janë këta që kanë bllokuar liberalizimin e vizave.

Gjithashtu mungon vullneti për të dërguar deri në fund një qështje të filluar shumë kohë më parë. Dhe faktikisht kjo është për të ardhur keç sepse Kosova e ka tashmë një udhërrëfyes për viza pra i ka të qarta detyrat që duhet të kryejë dhe reformat që duhet të ndërmarrë.

Pastaj, mund të merret model edhe shtetet që së fundmi kanë fituar liberalizimin e vizave. Bashkimi Evropian që nga fillimi është shprehur se procesi do jetë i drejtë dhe Kosova do t’i kalojë ato faza që i kanë kaluar edhe shtetet tjera.

Prandaj, nuk është fare faji i Bashkimit Evropian kur shprehen se për momentin s’do ketë liberalizim vizash. Kosova ka ende kritere për të plotësuar që tanimë janë bërë të ditua. Pastaj, Kosova ende nuk ka një pushtet të plotë mbi territorin e saj, dhe në të vërtetë kjo është një çështje mjaft kritike, pra Sovraniteti i një shteti mbi territorin e vet është element thelbësor.

Ndërsa sa i përket MSA në esencë është një marrëveshje tregtare e cila synon që brenda një periudhe 10-vjeçare, tregu i Kosovës të hapet plotësisht për prodhimet e Bashkimit Evropian.

Në fakt kjo hapje e tregut nënkupton heqjen e taksës doganore 10% për prodhimet e BE-së. MSA nuk ka të bëjë asgjë me akcizën e mallrave luksoze dhe as me TVSh-në në import, të cilat mbeten të pandryshuara.

Vendimi i Këshillit të BE-së për të lejuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asciimit (MSA) në Kosovë dhe tani nënshkrimi i saj ka shkaktuar entuziazëm por edhe keqkuptime tek komuniteti i biznesit, i cili fatkeqësisht nuk e ka informacionin e mjaftueshëm se cilat janë konsekuencat e marrëveshjes në fushën e tregtisë.

Keqkuptimet për MSA-në janë tepër evidente, sidomos tek prodhuesit vendorë, të cilët i frikësohen hapjes së tregut të Kosovës për prodhimet e BE-së. Kjo po ndodh për shkak se përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe institucionet kompetente nuk po japin shpjegime dhe detaje të mjaftueshme për prodhuesit.

Keqkuptime ekzistojnë edhe sa i përket heqjes së taksës doganore, ku thuhet se do të dëmtohen të hyrat kryesore për arkën e shtetit. MSA në esencë është një marrëveshje tregtare e cila synon që brenda një periudhe 10-vjeçare, tregu i Kosovës të hapet plotësisht për prodhimet e Bashkimit Evropian.

Në fakt kjo hapje e tregut nënkupton heqjen e taksës doganore 10% për prodhimet e BE-së. MSA nuk ka të bëjë asgjë me akcizën e mallrave luksoze dhe as me TVSh-në në import, të cilat mbeten të pandryshuara.

Në vitin 2014 të hyrat nga taksat që mblidhen në kufij kanë qenë rreth 871.8 milionë euro. Nga kjo shumë, 126.3 ka qenë taksa doganore e cila do të ndikohet nga MSA. Nëse marrim parasysh se rreth 40% e importit të Kosovës vjen nga vendet e BE-së, atëherë i bie që taksa doganore për këto mallra të jetë 50.6 milionë euro.

Kjo shifër nënkupton se ndikimi i MSA drejtpërdrejt në arkën e buxhetit të Kosovës, pas 10 vitesh do të jetë rreth 51 milionë euro në vit. Por a paraqet në fakt kjo humbje për buxhetin e Kosovës?

E vërteta është se krahas futjes në fuqi të MSA-së, Komisioni Evropian nëpërmes fondeve të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA), do të shpenzojë në Kosovë mbi 650 milionë euro, që i bie dyfishi i atyre që eventualisht do të mungojnë në buxhet.

Mjetet prej 50.6 milionë euro, nuk do të jenë humbje e drejtpërdrejtë e arkës së shtetit, sepse taksa doganore prej 10% kalkulohet në çmim dhe paguhet nga konsumatorët. Kjo do të thotë se pas 10 vitesh, kur tregu ynë do të hapet ndaj Bashkimit Evropian, mallrat dhe shërbimet me origjinë nga BE do të jenë për 10% më të lira në tregun kosovarë dhe përfitimi do të jetë i drejtpërdrejt nga konsumatorët, respektivisht qytetarët.

Meqenëse vjen deri te ulja e çmimeve, do të ketë për rrjedhojë rritjen e konsumit dhe kjo do të shtojë GDP-në e Kosovës dhe për rrjedhojë edhe të hyrat për arkën e shtetit, sepse sa më tepër që ne konsumojmë, më tepër tatime inkason shteti.

Kur është fjala për prodhuesit vendorë, ata do të përballen me një konkurrencë në rritje, që do të ketë çmime 10% më të lira, por krahasuar me koston e transportit që kanë mallrat që vijnë nga BE, atëherë prodhimet tona, sidomos ato bujqësore dhe minerare do të jenë ende konkurrente.

Për rritjen e konkurrencës së prodhuesve vendorë, BE do të përkrah bizneset vendore me fonde të IPA. Sa i përket sektorit të ekonomisë, hyrja në fuqi e MSA e bën vendin tonë më atraktiv për investime të jashtme, sepse një vend që e ka të nënshkruar këtë marrëveshje është një partner serioz ndërkombëtar që  zbaton rregullat e ekonomisë së tregut të lirë të mallrave dhe shërbimeve.

Nëpërmes inkurajimit të investimeve të jashtme, sidomos në sektorin e energjisë, minierave, bujqësisë, ndërmarrjeve shërbyese, Kosova do të tejkalojë mungesën në buxhet nga heqja e taksës doganore. Historia e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ka treguar se të gjitha vendet nënshkruese të MSA kanë përfituar shumë më tepër, sesa që kanë humbur nga një konkurrencë në rritje.

Përfitimi i fundit nga MSA do të jetë se Komisioni Evropian nëpërmes këtij mekanizmi do të detyrojë Kosovën të bëjë një ristrukturim të brendshëm të ekonomisë në pajtim me standardet evropiane të cilësisë dhe kujdesit ndaj konsumatorëve.

MSA do ta detyrojë Kosovën të bëhet më konkurrent në raport me fqinjët dhe me tregun evropian prej 508 milionë banorësh. Edhe pse nuk përmendet shteti i Kosovës, Këshilli i BE-së nëpërmes lejimit të nënshkrimit të MSA ka dëshmuar qartë se e ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane.
   
/Autori është Magjister i shkencave juridike  ndërkombëtare dhe Drejtor Ekzekutiv në iCHAT/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)