24 Prill 2024

Vetëvrasja e të papunëve dhe ndërgjegjja e liderëve në pushtetit

Shkruar nga Hilmi Gashi

Thuajse çdo javë opinioni ynë tronditet me rastet e vetëvrasjeve të cilat po ndodhin në vendin tonë, në Kosovën e varfër. Rasti më i fundit është ai i ndodhur në fshatin Mukushincë të Skenderajt, ku një person rreth 45 vjeç bëri vetëvrasje, një ngjarje kjo jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e trishtueshme. E gjitha kjo, për shkak të papunësisë dhe gjendjes së rëndë ekonomike e sociale.

Vendi ynë ka kohë që është futur në një kolaps sa ekonomik aq edhe psikik, mu për shkak të rrethanave jashtëzakonisht të rënda të cilat janë krijuar nga qeverisja aspak adekuate e vendit nga liderët e pushtetit, të cilët në vazhdimësi prioritet kanë luksin e tyre e assesi jetën e varfër të qytetarëve.

Tashmë afër shtatëmbëdhjetë vite pas luftës, fëmijët e vuajtur në vend që t’i presin me gëzim prindërit e tyre teksa kthehen nga puna, ata i gjejnë të varur në litar mu për shkak të mos pasjes së këtij statusi. Kjo gjendje e mjerë gjithsesi që është dashur ta vret mjaft ndërgjegjen e liderëve të pushtetit, si qendror ashtu edhe lokal, ku në saje të të varfërve kanë krijuar pasuri dhe luks nga nuk duan t’ia ndien.

Rasti i fundit vetëvrasjes i ndodhur në këtë fshat të Skenderajt, akt ky i mohimit dhe mospajtimit me gjendjen e jashtëzakonshme dhe të rëndë ekzistuese, padyshim që do duhej t’i kthjellte prijësit e kësaj komune të cilët nuk janë askund me politiken e tyre qeverisëse karshi qytetarit, orientimi i se cilës qeverisje shkon vetëm kah interesi i tyre individual dhe klanor e aspak qytetar.

Nuk mundet një komunë të llogarit në zhvillimin e saj dhe rregullimin e mirëqenies së qytetarëve vetëm duke u bazuar në sektorin privat, aq më tepër komuna e Skenderajt e cila nuk është duke treguar një potencial domethënës në këtë drejtim, ani pse disa prej ndërmarrjeve me më zë në këtë vend po e japin kontributin e tyre, ku shumë qytetarë janë të punësuar në këto ndërmarrje.

Qytetarët janë të lënë pas dore në këtë qytet të varfër të Skenderajt dhe këtë duhet thënë qartë dhe hapur se duhen reforma të thella në këtë qeverisje dhe në këtë strukturë politike udhëheqëse. Kriza e rëndë ekonomike në nivel vendi, e aq më tepër në këtë komunë të vogël në Skenderaj, organet gjegjëse komunale nuk po ofrojnë asnjë rrugëzgjidhje dhe shpresë tjetër për qytetarët e këtij vendi.

Vetëvrasje të shumta kemi parë edhe tek shumë ish-ushtarë të UCK-së, të cilët për shkak të varfërisë ekstreme i kanë dhënë fund jetës së tyre në po këtë mënyrë të dhimbshme. Prandaj vetëvrasja e fundit në kohë “paqeje” e këtij qytetari nga Mikushnica e Skenderajt, medoemos që është pasqyra më e zezë e institucioneve lokale dhe qendrore, të cilat e mbajnë përgjegjësinë morale, ligjore dhe kushtetuese për mos mbështetjen e gjithanshme ekzistenciale të qytetarëve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)