25 Prill 2024

Si e kam njohur dëshmorin Shemsi Istrefi

Miftar KURT

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e përbënin kryesisht rinia. Ata si duket e kuptuan me kohë se ëndrrat e tyre nuk realizohen duke fjetur. Thjesht e kishin kuptuar duhet fituar, se për ta fituar lirinë duhet punë, duhen sakrifica deri në vetëmohim. Në mesin e atyre që e kuptuan me kohë se për liri vlen të sakrifikohesh  ishte edhe dëshmori Shemsi Istrefi.

Shemsi Istrefin e kam takuar për herë të parë ne Shalë të Bajgorës në vitin 1998, ndërsa e kam njohur për së afërmi nga ditët e para të vitit 1999. Formimi i Njësisë Speciale të Brigadës 141 ‘Meh Uka’  të UCK-së në ZOSH mund të themi se është një ngjarje e shënuar jo vetëm për brigadën në fjalë, por edhe më gjerë. Në këtë njësi ishin inkuadruar djemtë  më të disiplinuar, më trimat, njerëzit e fjalës dhe të besës. Kësaj njësie I takonte edhe dëshmori Shemsi Istrefi. Stërvitjet e rënda dhe nganjëherë të papërballueshme  i kishte kryer me sukses dhe me vullnet . Por këto sikur nuk I mjaftuan.

 Ai interesohej, i bindur se ishte I kalitur për të kryer aksione. Që të futej në grupin e atyre që kryejnë aksione kundër  armikut  ditë e natë dhe I shkaktojnë humbje sa më të mëdha armikut. Eprorët e tij, për shkak se ishte shumë i rinë moshë, përpiqeshin ta kursenin për aq sa ishte e mundur. Mirëpo kur dëgjonte se dikush ka kryer ndonjë aksion e ai nuk kishte marr pjesë, e ndiente veten disi të anashkaluar, bile edhe ‘fyhej’ dhe natyrisht se reagonte i pakënaqur pse ai nuk ishte ne mesin e atyre të përzgjedhurve’ se Shemsi Istrefi e ndiente veten keq dhe te fyer vlen të përmendet rast konkret. Ka qene muaji shkurt kur luftimet ne zonën e përgjegjësisë ne brigade 142 kishin arritur ne nivele më të larta. Pas luftimeve të gjata, të pabarabarta dhe tepër të mundimshme natyrisht se ishte e vështirë t’i kundërvihesh me sukses një barbarie të tillë pa patur një ndihmë shtesë.

Kështu Komanda e Zonës Operative të Shalës urdhëron që njësiti I brigadës 141 Meh Uka duhej të shkonte në ndihmë Brigadës 142. Komanda e brigadës 141, MEH UKA, cakton përbërjen e njësitit . Atë njësit e përbënin shumica e ushtarëve të Njësitit Speciale, edhe pse Shemsiu ishte pjesëtar i njësitit special përkatësisht i kompanisë së Tretë të asaj njësie nuk ishte caktuar në përbërjen e atij njësiti. Kjo për të vetmen arsye se ishte shumë i ri dhe shokët përpiqeshin ta kursenin. I prekur thellë nga ky rast kur dëgjon se shokët kishin shkuar andej nga Ashlani për të luftuar dhe at nuk e kishin marrë me vete, i revoltuar, së bashku me dy shokë të tij, nisen për t’iu bashkangjitur shokëve  në ato luftime të cilat ishin  të një intensiteti shumë të lartë. Por ata fatkeqësisht hasin në pengesa të pakapërcyeshme, bien dy tre herë në pritë, por nuk arritën të qajnë pritat e armikut ndaj detyrohen të kthehen prapë në kazermën në Bare të dëshpëruar skajshmërisht. Një rast tjetër që dëshmon gatishmërinë e tij për sakrificë, ku edhe do të betohet se do të hakmerrej ndaj armikut me ashpërsinë më të madhe, është rasti i vrasjes së Komandantit të Njësisë Speciale Shemsi Ahmeti dhe ushtarit po të kësaj njësie Arsim Muzaqit , si dhe plagosja e djalit të axhës së tij Ismajl Istrefi dhe Mustaf Ibishit. Rënia e tyre ishte një humbje e pakompesushme dhe mbase dëshpëruese për bashkëluftëtarët  e tyre. Kjo ngjarje e tronditi thellë edhe Shemsi Istrefin.

Tronditet por nuk thyhet, e as ligështohet . Veç sa iu shtua dëshira për ta marr hakun e bashkëluftëtarëve. Dhembjen e ktheu në forcë. Në momentin kur shokët I thonë, që të largohet nga ai zjarr I luftës, duke iu bashkangjitur dhe për ta shoqëruar djalin e axhës së tij Ismajlin e plagosur, ai një gjë të tillë nuk e pranon. Përkundrazi Betohet se do të luftojë deri në vdekje kundër armikut pushtues. Dhe atë natë qëndron me shokët në Preten . Të nesërmen , herët në mëngjes, jepet urdhri për t’iu kundër armikut me të gjitha forcat dhe nga të gjitha anët dhe ai së bashku me Enver Musën , më 27 prill, në një luftë të pabarabartë me armikun, bie heroikisht  duke mos lënë të bëjnë as një hap përpara armiku, për të gjallë të tij. I ri në moshë, por i vendosur në fjalën dhe besën  e dhënë ai dha shembullin se si duhet t’i qëndrojmë besnik fjalës dhe idealeve të shenjta për liri. Tip temperament dhe i përkushtuar. I vetëdijshëm se rruga në të cilën ishte nisur  ishte plotë vështirësi, plot të papritura  por ai nuk u nda kurrë nga rruga e idealeve të shenjta të rilindësve tanë dhe të burrave të mëdhenj të kombit.
Jo vetëm kaq. Për SHEMSI ISTREFIN  flet vepra e tij, flasin edhe shokët dhe bashkëluftëtarët tjerë.
Lavdi dhe respekt trimërisë dhe veprës së dëshmorit Shemsi Istrefi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)