24 Prill 2024

Për çfarë presidenti ka nevoje Kosova

Shkruar nga Blerim Burjani

Zgjedhja e presidentit te shteti tash me ka marr përkrahje ndërkombëtare, kërkesa e vetme është përfillja e procedurës kushtetuese për zgjedhje, është nevoje imediate qe shteti i Kosovës te ketë te zgjedhur presidentin e vet sa me pare.

Kushtetuta e Republikës se Kosovës po qe interpretohet drejt është mjafte gjeneroze dhe ka hapësirë te mjaftueshme juridike qe e kërkon një president konsesual, pra një personalitet unifikues e në ketë rast ka vetëm një opsion dhe ai është kandidatura e koalicionit PDK - LDK, përderisa kushtetuta realisht kërkon një njeri qe ka besimin dhe kredibilitetin e te gjithë qytetareve a \'e ka kandidatura e PDK - LDK këtë?

Presidenti duhet te paraqet unitetin e te gjithë qytetarëve pa dallim, pa interesa politike e partiake por qytetare. President i cili do te jetë zëri i arsyes, ndërgjegjes se te gjithë qytetareve pa dallim përkatësie politike dhe partiake kush e ka kete kredibilitet?

Opozita me përplot probleme dhe dilema e dyshime ne rrafshin politik e diplomatik dhe ndërkombëtar por gjithashtu me probleme me rendin e ligjin me te madhe.

Shteti i Kosovës ka nevoje për personalitet te fuqishëm te besueshëm për te gjithë qytetaret pa dallim, një njeri te mençur, inteligjent politik, vizionar te jetës se qytetarëve, vizionar për zhvillime rajonale dhe ndërkombëtare.

Koalicioni aktual i mbledhë nënshkrimet  ashtu si e parasheh kushtetute thuhet se paku te 30 deputeteve e kuvendit, por edhe votat pritet ti këtë për zgjedhje?

Kosovës i duhet një president me dinjitet, i pa zhytur ne interesa politika partiake dhe interesa familjare, grupore partiake, jo një president qe tere kabinetin e tij pritet ta këtë te partisë se tij madje edhe vozitësit e këshilltaret, te gjithë partiak qe do te thirren se paraqesin interesat e te gjithë qytetareve pa dallim.

Kosova shteti i ynë është ndërtuar me një sakrificë të madhe gjithë popullore, dhe një shekullore e me shume, ne mburremi me shtetin qe kemi themeluar, dhe jemi krenar për ditën e pavarësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)