18 Prill 2024

A është paragrafi i parë i nenit 70 ende pjesë e Kushtetutës

Shkruar nga Bilall Sherifi

Fjalia që këto ditë është përdorur më së shumti rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës qoftë nga autoritetet vendore qoftë nga ato ndërkombëtare prezentë në Kosovë, është ajo se zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të bëhet sipas kushtetutës së Kosovës.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, asgjë e pazakontë. Mirëpo, një fakt të gjithë e dimë, madje mund të themi se është sekret publik, që deputetët e LDK-së nuk duan ta votojnë Hashim Thaçin President të Kosovës. Në këtë pikë ata të gjithë janë unik.

Atëherë shtrohet pyetja, nëse nuk duan, pse duhet ta votojnë?

Sa i përket kësaj çështje se a duhet votuar apo jo Thaçin President, deputetët e LDK-së ndahen në dy grupe.

Në të tillë të cilët thonë se nuk duam por duhet votuar Thaçi sepse është detyrim që del nga marrëveshja mes dy kryetarëve të dy partive dhe të atyre që nuk duan dhe nuk do ta votojnë sepse detyrimi që del nga marrëveshja nuk mund të del mbi të drejtën kushtetuese që deputetit ia garanton neni 70 paragrafi i parë i kushtetutës së Kosovës.

Neni 70 në paragrafin e tij të parë përkufizon shumë qartë se "Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit dhe nuk i nënshtrohet asnjë mandati tjetër detyrues".

Nëse kushtetuta e mbron deputetin nga çfarëdo mandati tjetër detyrues pos atij të popullit, atëherë askush nuk ka të drejtë të bëj presion mbi deputetët që ta votojnë Thaçin për President.

Askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga deputetët e LDK-së që detyrimin ndaj marrëveshjes ta vënë mbi të drejtën kushtetuese të deputet i cili siç e pamë më lartë qëndron mbi çdo detyrim tjetër.

Prandaj, mendoj se të gjithë ata të cilët këto muaj të krizës politike në vend, me apo pa dëshirë, me apo pa mandat kanë kërkuar të respektohet Kushtetuta e Kosovës duhet të vihen në mbrojtje të atyre deputetëve të cilët i janë nënshtruar presionit qoftë të hapur qoftë të fshehtë që të mos veprojnë sipas bindjeve të tyre.

Të gjithë ata që e kanë pasur dhe e kanë gojën plot në mbrojtje të kushtetutës dhe kushtetutshmërisë në vend, tani duhet të ngritin zërin dhe t’i mbrojnë deputetët nga trysnitë antikushtetuese që atyre janë duke iu bërë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)