19 Prill 2024

Rezoluta e Këshillit të Evropës dhe tentativa për vampirizim të UNMIK

Shkruar nga Blerim Burjani 

Rezoluta e Këshillit te Evropës ishte një befasi veçmas për nga përmbajtja e saj DHE forma që përmendë rritjen e kapaciteteve të UNMIK, kur dihet qartë se EULEX si mision në Kosovë mund te ushtrojë këto kompetenca, është e çuditshme që kjo ndodhë në një organizatë që flet për kompetenca të një organizate ndërkombëtare tjetër siç është OKB, ku përmend UNMIK-un dhe në një variant bon ftesë të rriten kompetencat, Kosova nuk ka nevojë për kurrfarë kapacitete por për vullnet për të funksionalizuar rendin dhe ligjin.

UNMIK më as formalisht nuk vërehet se ekziston në Kosovë, fundi i këtij misioni është kaherë dhe kurrfarë rëndësie më nuk ka në Kosovë. Tentativa e lobit serb në Këshillë të Evropës për të kthye shpresa të humbura serbe është politike dhe e pa pranueshme.

Më mirë është Këshilli i Evropës të hap rrugën e anëtarësimit në Kosovës, ajo hap kapituj të çuditshëm përmes rezolutave të saj, ka shumë defekte kuptohet në funksionimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, por ne kemi besim të plotë ne vete se mundemi të ia dalim dhe të përforcojmë institucionet e shtetit tonë, duhet që MPJ zyrtarisht të aplikoj për anëtarësim në KE, dhe organizata ndërkombëtare siç janë Interpol, Europol, andaj anëtarësimi sa më shpejtë I Kosovës do të përforcoj kompetencën për zbatimin e konventave të KE në të gjitha rrafshet.

Bashkëpunimi është I domosdoshëm, KE e ka rrugën hapur të veproj në Kosovë, pra të ndihmoj me sugjerime dhe rekomandime dhe zbatim te drejtpërdrejtë konventave, por mund të bëjë edhe monitorimin e punës së respektimit të të drejtave të njeriut apo ne zhvillimet ne pushtetin lokal etj.

Kosova shquhet me respektimin e të drejtave të njeriut si dhe diskriminim pozitivë për pakicat, pra të gjitha këto gjera janë në nivel të standardeve ndërkombëtare dhe dihet mbi këto standarde.

Është tepruar duke u trajtuar Kosova në nivel të një foshnje të po sa lindur gjithë kohen dhe të pa aftë, ne e dimë se kemi një klasë të dobët edukative dhe aspak politike, por ne kemi kapacitete që duhet të provojmë dhe jemi te gatshëm të provojmë kulturë te re politike, demokratike dhe zhvillim institucional.

Por ne nuk mund te jemi peng të disa individëve të pa dijshëm që shkojnë teposhtë dhe kurrë nuk besojnë se janë duke shkuar teposhtë por mendojnë se janë mirë, janë rrok ndërmjet veti një opozitë dhe pozitë e tillë që asnjëra s’është me e mirë se tjetra, por qytetarët dhe bota intelektuale është e gatshme të kontribuojë në ndryshimet demokratike dhe reformimin institucional.

Ka shumë ide që së shpejti në Kosovë do te kemi një organizim të ri politik jo ngjashëm me këtë ekzistues problematik dhe shkatërrues institucional duke bërë shtet familjar, partiak dhe grupor dhe miqësorë.

Asociacion etnik nuk do te ketë, sepse nuk është askund as në kartën evropiane për administrim lokal e as në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës por as në planin gjithëpërfshirës të Ahtisarit pra është mbyllë qarku krijimit të komunave etnike, s’ka komuna nacionale apo komunitare por ka komuna si njësi themelore e shtetit ashtu si I ka e tërë Evropa dhe atë që promovon KE, dhe standardet ndërkombëtare, pra mund te ketë asociacion te komunave por jo me emërtime etnik e.

Kosova duhet të demonstroj dinjitet shtetëror, dhe të zbatoj vullnetin e qytetarëve të saj pa dallim, Kosova është shembull pozitiv  që nuk kontribuon ndarjeve etnike dhe që ndihmon të gjithë të ndihen të barabartë para ligjit dhe kushtetutës.

Kosova ka nevojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por jo vetëm të shtyhet për muri por të jetë pjesë e tyre për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin edhe demokracisë në të gjitha nivelet dhe përforcimin e institucioneve të shtetit.

Kosova është lodhë me propagandën e Serbisë, po vjen koha kur edhe pa dashtë Kosova do të detyrohet të ndal dialogun me Serbin për shkak pengesës që bënë Serbia në anëtarësimin Kosovës në organizata ndërkombëtare duke punuar në vazhdimësi në degradim dhe jo funksionalitet shtetëror te Kosoves, pra edhe kjo temë do te parqet vij kuqe për politikën e Kosovës.

Përmendja e UNMIKISTANIT është një barcolet, por kjo s’do të ndodhë asnjëherë që në Kosovë të vampirohet UNMIK, kjo temë dhe ky mision ka përfunduar kaherë, një zyre që ka në Kosovë duhet të mbyllet. Kjo punë është histori e kryer dhe prapa s’ka, tash kanë mbet mbeturina lobuese të fuqishme që lobizojn kundër Kosovës në KE në Asamblenë e Përgjithshme te KE.

Pra ne Kosovë  është koha që të mblidhemi dhe të nxjerrim vendime të rëndësishme për shtetin, të gjithë së bashku për shtetin, kjo është motoja e jonë e përbashkët të gjithë duhet te jemi të gatshëm të mbrojmë shtetin tonë përballë gjerave të cilave po na servohen si dëm nacional, të gjitha vlerat e deritashme për Kosovën janë të pranueshme por s’ka me linja që për Kosovën të flitet si për një mahallë të Brazilit, andaj ne duhet të dimë se çka ka nevojë, ne respektojmë vlerat universale të KE, OKB, BE, NATO, të gjitha ato që janë pozitive dhe forcojnë shtetin dhe integritetin e Kosovës por jo më që për Kosovën të flitet vend dhe pa vend dhe kush të qohet të qet rregulla te reja rreth diskriminimit pozitiv edhe kjo teme dhe ky qark është mbyllë me planin e Ahtisarit, ai ishte kompromisi I bërjes shtet të Kosovës.

 Politika e jashtme e Kosovës duhet të orientohet saktë dhe drejt një politike të qartë ndërkombëtare të barabartë për të gjithë, ne do te jemi përkrahë miqve tanë SHBA dhe BE dhe do të ndalim degradimin e plotë dhe do të forcojmë shtetin e Kosovës mbi parimet demokratike dhe vlerave euro-atlantike .Kosova në NATO është dhe duhet t e jetë ë prioritet I Kosovës dhe BE. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)