28 Mars 2024

Gjeneralët në rrugë ditën e Flamurit

Shkruar nga Islam Krasniqi

Populli shqiptar shekuj pas shekujsh duke luftuar për liri, duke kërkuar të drejta dhe barazi, ku nëntori çdo herë na bashkonte dhe na mbushte fuqi, na kujton rrugëtimin dhe sakrificën tonë shekullore, që i përcjelli brez mbas brezi këtë popull.

Nëntori është data më e shënuar në historinë tone kombëtare, datë në të cilën ndodhen shumë ngjarje të rëndësishme. Mund ti cekum Nëntorët e lavdishme siç  janë: Nëntori i parë, Nëntori i Skënderbeut, Nëntori i dytë, Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë, Nëntori i tretë  ditëlindja e Adem Jasharit, Nëntori i katër Nëntori i UÇK-së- në Llaushen e Drenicës Heroike, këto sakrifica sublime dhe luftëra heroike çlirimtare kanë qenë dhe natyrisht do të vazhdojnë të mbesin motivim për një shpirt kombëtar! 

Festa e Nëntorit,  ditës së flamurit po i gjënë ish-Gjeneralët e UÇK-së në rrugë, duke  shprehur  pakënaqësinë për  marrëveshjet e  fundit  të cilat  po behën në dëm të Republikës së Kosovës, të cilat po ja  rrisin ndikimin e Beogradit brenda  në shtetin tonë, dhe injorimi që i behët  nga  pushteti aktual.

UÇK-ja që për herë të parë dolën në skenë publikisht në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaush të Drenicës Heroike para  mira vetave në vitin 1997, ata sërish ditën e Flamurit 2015 i prinë turmës së protestuesve për të kërkuar  tërheqjen e nënshkrimeve sa  nuk është bërë vonë.

Nuk benë të harrojmë së më mund dhe sakrificën e shumë gjeneratave kemi  arritur  ti formojmë institucionet tona dhe respektimi i tyre është edhe respekt  për idealin e atyre që dhanë jetën e tyre për  këtë tokë.

Mirëpo ideali dhe  qëllimi i pushtetarëve tanë kishte  qenë shumë i shkurtër sepse duke vrapuar  pas  karrigeve e punëve të ndyra me dhjetëra Gjeneral i lanë të mbyllur  nëpër  qeli me  akuza të Beogradit nga Xhokerët e  Serbisë EULEX-i.

Ku i kemi Gjeneralët e  UÇK-së, ku e kemi  Ish komandantin e  UÇK- z. Sylejman Selimi, Komandantin e  zonës  operative të Drenicës, tash kryetar i KK. të Skenderajt z.  Sami Lushtaku, Sabit Geci, e shumë e shumë të tjerë.

A nuk është turp për  qeverinë tonë që të iu mbahen Gjeneralët në burg, ndërsa  Gjeneralët serb që kryen krime  në vendin tonë të sillën lirshëm nëpër Prishtinë, motoja e  çlirimtarëve  tanë ishte: Më mirë të vdesim ne së sa të vdes Kosova, duhet të reflektojnë institucionet tona, sepse  këta Gjeneral ishin ata  të cilët dhanë me të shtrenjtën e tyre për  këtë ditë, duhet qeveria jonë të mos  lejoj të maltretohen , të poshtërohen çlirimtaret  tanë me  akuza të Serbisë, së po njollosët lufta  jonë çlirimtare.

Festat e  Nëntorit kanë qenë dhe natyrisht do të vazhdojnë të mbesin motivim për një shpirt kombëtar, unë nuk e ndie veten time të ligë, e as nuk frikohem me e thanë te vërtetën,sepse e  vërteta  është kandil që ndriçon gjithësinë.

Vallterit ka thënë: “E vërteta, liria dhe virtyti janë tri gjera për te cilat e duhet të duam jetën, andaj duke respektuar te kaluarën dhe duke punuar për të ardhmen urojmë që Nëntori i radhës të jetë Nëntori Bashkimit Kombëtarë”!..


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)